Flash

Detaje nga pengmarrja në Lezhë, i rrëmbyeri punonjës i HEC-it të Kaçinarit

Lapsi.al 3 April 2025
Detaje nga pengmarrja në Lezhë, i rrëmbyeri punonjës i

Detaje të reja mësohen në lidhje me pengmarrjen në Lezhë.

I rrëmbyeri në aksin Lezhë-Milot rezulton të jetë një punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë.

Disa ditë më parë, banorët e Kaçinarit protestuan kundër ndërtimit të HEC-it.

Pengmarrja ndodhi rreth orës 14:30, në parkimin e një lokali.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti çasti mes tyre në ambientet e parkimit të një lokali. Sipas policisë, shtetasit me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh, dhunuan dhe më pas futën me forcë në makinë Dod Gjokën.

Pasi policia ngriti pika kontrolli akset rrugore drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit, autorët e kanë zbritur 35-vjeçarin nga makina. Gjoka po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI