Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Lapsi.al 2 April 2025
SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

SHBA po dërgon një aeroplanmbajtëse të dytë me grupin e saj sulmues në Lindjen e Mesme sipas njoftimit të martën nga zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA së, Sean Parnell i cili ka përmendur nevojën për të mbrojtur transportin dhe tregtinë.

Njoftimi erdhi pasi Houthis, rebelët jemenas të mbështetur nga Irani morën përgjegjësinë muajin e kaluar për sulme të përsëritura në aeroplanmbajtësen USS Harry Truman në Detin e Kuq.

Uashingtoni i cili ka nisur një seri bombardimesh në Jemen javët e fundit, nuk i ka konfirmuar këto sulme.

Houthi-t kanë shënjestruar anijet tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor 2023.

Sipas Pentagonit të SHBA-së, USS Harry Truman do t’i bashkohet USS Carl Vinson, i cili sapo ka përfunduar stërvitjet në “rajonin Indo-Paqësor”, për të promovuar aftësinë për të mbrojtur rajonin.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nuk specifikoi se ku po lundrojnë saktësisht dy forcat goditëse detare.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth urdhëroi vendosjen e skuadroneve shtesë dhe mjeteve të tjera ajrore për të forcuar më tej aftësitë e mbrojtjes.

Marina e SHBA-së operon njëmbëdhjetë aeroplanmbajtëse, secila prej të cilave mund të mbajë rreth tetëdhjetë avionë të llojeve të ndryshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI