Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Pak muaj pasi mori drejtimin e Departamentit të Efikasitetit, dorëhiqet Elon Musk

Lapsi.al 2 April 2025
Pak muaj pasi mori drejtimin e Departamentit të Efikasitetit,

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në Uashington dhe në tregjet financiare.

Presidenti Donald Trump i ka thënë kabinetit të tij dhe rrethit të ngushtë se themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX do të largohet nga detyra si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, për t’u rikthyer në botën e biznesit.

Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë anëtarëve të kabinetit të tij dhe kontakteve të ngushta se aleati i tij miliarder, Elon Musk, së shpejti do të tërhiqet nga roli i tij në qeveri, raportoi të mërkurën Politico, duke cituar tre persona pranë Trumpit.

Trump i kishte ngarkuar CEO-së së Tesla dhe SpaceX detyrën për të udhëhequr përpjekjet për uljen e financimeve qeveritare dhe shpërbërjen e disa agjencive të SHBA-së, në cilësinë e një punonjësi të veçantë qeveritar. Politico raportoi se si Trump, ashtu edhe Musk, kanë vendosur ditët e fundit që Musk së shpejti do t’i kthehet bizneseve të tij, por nuk është caktuar një datë e saktë për largimin.

Musk ishte caktuar si punonjës special i qeverisë me afat deri në maj, por largimi i tij i papritur ka ngritur pyetje për ndikimin e tij në administratën federale, pavarësisht se është raportuar si një vendim i përbashkët mes tij dhe Trump, me Presidentin amerikan që deklaroi se ai mbetet i kënaqur me punën e Musk.

CEO i Tesla ishte një figurë e debatueshme për shkak të përpjekjeve të tij për të shkurtuar ndjeshëm administratën publike, çka solli shkarkime masive dhe padi kundër qeverisë Trump.

Musk gjithashtu investoi 20 milionë dollarë në zgjedhjet për Gjykatën e Lartë në Wisconsin, por kandidati republikan i humbi ato. Kjo e bëri atë një objektiv politik, pasi demokratët e portretizuan garën si një betejë mes popullit dhe Musk.

Ndërkohë, Tesla pësoi një rënie të ndjeshme në shitje dhe aksionet e saj ranë, ndërsa disa pika shitjeje u vunë në shënjestër me zjarrvënie. Megjithatë, lajmi për rikthimin e Musk në biznes bëri që aksionet e kompanive të tij të rriteshin sërish.

Marrëdhënia e tij me Trump ka qenë e afërt, me miliarderin që shpesh shfaqej përkrah presidentit në Shtëpinë e Bardhë dhe në udhëtime zyrtare. Madje, Trump e përdori lëndinën e Shtëpisë së Bardhë si një ekspozitë për makinat Tesla dhe i bleu personalisht një prej tyre për më shumë se 80 mijë dollarë.

Pavarësisht mbështetjes publike, Trump ka sinjalizuar në privatësi se anëtarët e kabinetit të tij janë përgjegjës për departamentet e tyre, jo Musk. Sakaq, ky vendim pritet të ketë ndikime të mëdha si në politikën amerikane, ashtu edhe në bizneset e Musk.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI