Flash

Nisin fluturimet ajrore tre herë në javë mes Shqipërisë dhe Izraelit

Lapsi.al 2 April 2025
Nisin fluturimet ajrore tre herë në javë mes Shqipërisë

Nga sot, Shqipëria dhe Izraeli lidhen me fluturime të ndërsjella përmes linjës ajrore izraelite, Sundor.

Në agim, mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës pasagjerët e parë, shumë prej të cilëve shfaqën entuziazmin për të zbuluar një vend të ri për ta.

Vizitorët u mikpritën nga përfaqësues të lartë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar.

“Kjo linjë është një urë që lidh jo vetëm dy shtete, por dy popuj. E dimë që Izraeli është një treg me shumë interes për turizmin dhe shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm”, tha Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i TIA-s.

“Jemi krenarë që sot mirëpresim një operator prestigjioz si Sandor El Al, si rezultat i një pune të përbashkët dhe të vazhdueshme. Turistët izraelitë do të çojnë në vendin e tyre kujtime të bukura nga Shqipëria, dhe ky fluks pritet të vijë duke u rritur”, tha Maksit Et’hemaj, Drejtor i Aviacionit Civil Shqiptar.

Një ftesë e hapur për të vizituar Izraelin dhe për të eksploruar historinë e kulturën e shtetit aziatik, erdhi nga ambasadorja izraelite në Tiranë.

“E dimë që mes Izraelit dhe Shqipërisë ekzistojnë lidhje të veçanta, por tashmë kemi një fluturim direkt – një lidhje fizike. Nuk kam asnjë dyshim se Sandor Airlines do të sjellë më shumë qytetarë izraelitë në Shqipëri dhe do të çojë shqiptarë në Izrael. Kjo linjë do të forcojë më tej marrëdhëniet tona të ngushta, bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin”, tha Galit Peleg, Ambasadore e Izraelit në Shqipëri.

Do të jenë tre fluturime në javë për dhe nga Tel Avivi, duke ofruar kështu më shumë mundësi udhëtimi për turistët, udhëtarët e biznesit dhe komunitetet shqiptare dhe izraelite.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI