Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Këshilltari i Putinit mund ta vizitojë Uashingtonin këtë javë

Lapsi.al 2 April 2025
Këshilltari i Putinit mund ta vizitojë Uashingtonin këtë

Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështetur nga shteti, pritet ta vizitojë Uashingtonin këtë javë, për bisedime me zyrtarët amerikanë në lidhje me Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Kremlini të mërkurën.

Lajmi për vizitën e pritur të Dmitrievit vjen ndërsa Uashingtoni dhe Moska po përpiqen t’i ndreqin marrëdhëniet që u prishën para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Dmitriev, i cili drejton Fondin Rus të Investimeve të Drejtpërdrejta, ka marrë rol më të spikatur në negociatat me zyrtarët amerikanë muajt e fundit. Ai së fundmi u takua me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, kur ai udhëtoi në Moskë për ta takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi raportimet e Reuters dhe CNN se vizita e Dmitrievit mund të ndodhë këtë javë.

“Po, e konfirmoj. Kjo vizitë mund bëhet. Ne po vazhdojmë të flasim me amerikanët. Nuk do të jap më shumë hollësi”, tha Peskov.

Në një postim në X, duke iu përgjigjur një raportimi tjetër mbi vizitën, Dmitriev shkroi “ndoshta.”

CNN dhe Reuters, duke cituar zyrtarë anonimë, thanë se Dmitriev do të takohet me Witkoffin. Reuters raportoi se takimi pritet të zhvillohet po të mërkurën.

CNN raportoi se Dmitriev duhet të marrë vizë të posaçme, pasi ai është nën sanksione amerikane.

Të dy vendet kanë promovuar hapa për t’i përmirësuar marrëdhëniet, të cilat filluan të përkeqësohen në vitin 2012 gjatë presidencës së Barack Obamas dhe më pas u përshkallëzuan ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës.

Donald Trump e ka bërë dhënien fund të luftës mbi trivjeçare në Ukrainë një nga prioritetet e tij kryesore në politikën e jashtme.

Për dallim nga paraardhësi i tij, Joe Biden, i cili nuk pranoi të bisedonte me Moskën, administrata e Trumpit ka ndjekur një qasje tjetër, duke zhvilluar të paktën dy telefonata me Putinin dhe duke dërguar këshilltarë të lartë, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, në Arabinë Saudite muajin e kaluar për t’i nisur bisedimet.

Megjithatë, javën e kaluar Trump e kritikoi ashpër Putinin dhe kërcënoi Rusinë me tarifa të reja ndaj produkteve të naftës, nëse Moska bllokon nismat e tij për armëpushim.

Gjatë një interviste telefonike me NBC News më 30 mars, Trump tha se ishte “shumë i zemëruar” dhe “i inatosur” kur Putin bëri thirrje për krijimin e një qeverie tranzitore në Ukrainë, e cila mund ta rrëzonte presidentin aktual, Volodymyr Zelensky.

Dmitriev mori pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite, të cilat u përqendruan jo vetëm në përfundimin e luftës, por edhe në rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

I cilësuar si aleat i ngushtë i Putinit, ai shihet si një figurë kyçe në negociatat për ringjalljen e investimeve mes dy vendeve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI