“Është shumë e thjeshtë për ta shpjeguar. Mund të bënim më mirë. Ne provuam të shënonim, por nuk arritëm. Duhet të arrijmë të shënojmë, sidomos në ndeshjen e radhës. Ishte një ndeshje shumë e fortë me dy ekipe mjaft të mira në Shqipëri. Ndoshta në pjesën e parë kishim fat që nuk pësuam, por në të dytën u ndodhi atyre". Tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric ka qenë i drejtpërdrejtë pas ndeshjes së parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia e tij barazoi pa gola me Dinamon.
Numri 1 i pankinës shkodrane ka shpjeguar edhe mungesën e një sforco të mundshme për të tentuar fitoren, duke e ditur se kthimi është në transfertë: "Nuk donim që të merrnim risk të madh, do të shohim të provojmë në ndeshjen e dytë - tha Brdaric -. Jam i lumtur që kemi dy lojtarë të mirë në sulm. Bekimi ka luajtur shumë ndeshje dhe është dëmtuar. Është në fazë rikuperimi. Për mendimin tim treshja e sulmit sonte kishte aksione të mira. Do të vazhdojmë kështu. Provojmë që të rregullojmë disa rrugëdalje që na duhen, sidomos për ndeshjen e radhës".
Një shigjetim edhe për lojtarët, që në momente të caktuara sihin neglizhentë sa për ti lejuar Zabërgjas mundësinë për t'i ndëshkuar: "Në ndeshje të forta si kjo duhet balancë, një mbrojtje sa më e mirë, që kundërshtari të mos ketë shanse shënimi. Për mendimin tim sot e implementuam shumë mirë ndeshjen, edhe pse kishte disa gabime taktike. Dua ta shoh Vllazninë, si ajo e pjesës së dytë. Humbëm mundsinë të fitonim falë gabimeve tona. Ju e dini që ne mund të fitojmë, e kemi kofidencën, kemi ekip të fortë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen", e mbylli Brdaric.
DAJA: "VLLAZNIA E FORTË PËR TU MUNDUR"
“Në Shkodër dhe me Shkodrën luhet gjithmonë futboll, sepse ambienti, tifozët, vetë shkodranët kanë qejf të luhet një lojë e hapur. Edhe ne jemi në të njëjtin nivel. Gjithmonë bëhet një lojë e mirë. Për të shkuarën, me këtë lloji spektakli, arbitri do të jetë më mirë menaxher, sesa i rreptë". Ilir Daja mund të jetë i kënaqur me 0-0 në Loro Boriçi kundër Vllaznisë, pavarësisht se kishte mundësi edhe për të dalë me fitore: "Sonte ishte një ndeshje ku në pjesën e parë bëmë mirë, mund të kishim shkuar drejt golit".
Lexo më tej: Pa Balajn Vllaznia nuk shënon më: Dinamo i merr barazimin në Shkodër e pret kthimin
Daja u mundua të justifikojë edhe ndeshjen e kaluar në Korçë, në kampionat, ku luajti me lojtarët e rinj: "Kishim përsëri probleme pasi Goudiaby ishte me temperaturë. Itodo ka dy muaj që nuk luan. Me gjithë këto probleme që kemi dhe rikuperimet që janë në rikuperim e sipër, mendoj se bëmë një ndeshje të mirë përballë një Vllaznie që është e fortë për t’u mposhtur".