Flash

Ekzekutohet me armë zjarri në hyrje të banesës së tij efektivi i policisë në Kosovë

Lapsi.al 2 April 2025
Ekzekutohet me armë zjarri në hyrje të banesës së tij

Një efektiv i policisë së Kosovës u vra me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij. Sipas policisë ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën “Idriz Seferi”, Kaçanik.

Oficeri i policisë, Muhamed Lika, nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë autori është ende në kërkim.

"Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Policia vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti kriminal.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI