Flash

Çmendet Mourinho, kap nga hunda trajnerin e Galatasaray: Buruk rrëzohet, plas sherri

Lapsi.al 2 April 2025
Çmendet Mourinho, kap nga hunda trajnerin e Galatasaray: Buruk
Një ndeshje me “alarm të kuq” që para se të fillonte dhe që përfundoi me tre përjashtime, një përleshje që përfshiu edhe pankinat dhe ndërhyrjen e policisë me pajisje kundër trazirave në fushë. Skena çmendurie në derbin e Kupës së Turqisë mes Fenerbahçes dhe Galatasaray, e gjitha për “fajin” e një gjesti të portugezit Mourinho, i cili në fund të ndeshjes e kapi për hunde kolegun e tij, Okan Buruk. Në përfundim të ndeshjes së Kupës së Turqisë, të humbur 1-2 nga Fenerbahçe përballë Galatasaray, José Mourinho e kapi për hunde trajnerin kundërshtar Okan Buruk. Ish-lojtari i Inter u rrëzua në tokë pas kontaktit me portugezin.

ÇFARË NDODHI?

Portugezi e ndoqi, e kapi për hunde dhe Buruk u la të binte në tokë, ku qëndroi me duart në fytyrë, duke u ankuar për dhimbje dhe duke e dramatizuar situatën. Rreth tij u krijua menjëherë një rrëmujë, e cila shumë shpejt u shndërrua në përleshje pas shtyrjeve të para. Situata degjeneroi për pak sekonda, duke detyruar ndërhyrjen e policisë në fushë për të qetësuar gjakrat. Tensioni kishte filluar që në minutën e dytë shtesë, kur gjyqtari u detyrua të nxirrte tre kartonë të kuq në të njëjtën kohë për tre lojtarë nga pankinat e të dy skuadrave. Derbi i Kupës së Turqisë përfundoi me një shfaqje të turpshme, përveçse me fitoren 2-1 të Galatasarayt ndaj një Mourinhoje tejet nervoz. Vendimtar për miqtë ishte dygolëshi i një tjetër emri të njohur për Serie A-n, Osimhen, i cili brenda 27 minutash e drejtoi ndeshjen në favor të skuadrës së tij dhe praktikisht e çoi atë në gjysmëfinale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI