Flash

Behgjet Pacolli: Persona në Shqipëri po kërkojnë para në emrin tim, mos bini pre 

Lapsi.al 2 April 2025
Behgjet Pacolli: Persona në Shqipëri po kërkojnë para

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli ka denoncuar një skemë mashtrimi që po kryhet në emër të tij në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, Pacolli shprehet se persona të caktuar kanë arritur që të kopjojnë të dhënat dhe numrin e tij të telefonit dhe përmes WhatsApp-it, kërkojnë para në emër të tij.

Ai thotë se personat kanë kërkuar shuma nga 10 mijë deri në 95 mijë euro me pretekstin se i duhen urgjentisht. Sipas tij, disa persona kanë rënë pre e këtij mashtrimi, ndërsa shton se në dijeni u vu nga një mik i tij një ditë më parë, i cili e kuptoi se nuk ishte ai nga mënyra e të shkruarit. Biznesmeni apelon qytetarët që nëse marrin mesazhe të tilla të denoncojnë menjëherë në polici.

Reagimi i plotë:

LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

Mesazhet ishin të tipit:

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.

Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.

Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI