Flash

Vendoset afati për dorëzimin e dokumenteve për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH

Lapsi.al 1 April 2025
Vendoset afati për dorëzimin e dokumenteve për Drejtorin e

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka rrëzuar procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Ky vendim u mor mbledhjen e kësaj të marte dhe mori votat e të gjithë anëtarëve ku Këshilli Drejtues vendosi gjithashtu dhe të rihapë garën me procedurat që e rinisin atë nga e para.

Sipas këtij vendimi, deri në datën 15 prill, të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore, që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH.

Më pas, në një mbledhje të dytë, Këshilli Drejtues do t’i shqyrtojë ato.

“Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vendosi të miratojë sot hapjen e garës së konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit publik Shqiptar. Të interesuarit do të kenë afat nga nesër deri në datën 15 prill 2025, brenda orarit zyrtar, për të dorëzuar dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara”, u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.

Procedura për zgjedhjen e drejtorit të RTSH u pezullua më 30 janar pas kërkesës së Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI