Flash

“Ti luan!”: Tudor i jep besim Yildiz e turku barazon rekordin e Del Pieros

Lapsi.al 1 April 2025
“Ti luan!”: Tudor i jep besim Yildiz e turku barazon rekordin e Del
Dhjetë me yll. Kenan Yildiz është rikthyer. E bashkë me të, i gjithë Juventus. Duke ndjekur gjurmët e idhullit të tij, Del Piero, ai i dhuroi teknikut Igor Tudor fitoren e parë dhe i riktheu bardhezinjve suksesin e parë pas periudhës së errët që çoi në shkarkimin e Thiago Motta. Në një të shtunë të ndërlikuar, kundër një kundërshtari të vështirë, Juventus rigjeti numrin e tij 10, i cili kishte dalë nga loja në pjesën e parë kundër Atalantës dhe nuk kishte hyrë fare në fushë ndaj Fiorentinës. Tudor i dha sërish rëndësi turkut, duke i thënë “Ti luan!” e duke e mbajtur në fushë për 90 minuta – një vendim jo i rastësishëm, por një mesazh i qartë për Yildiz (ashtu si edhe për Vlahovic, i cili gjithashtu luajti të gjithë ndeshjen). Turku rifitoi besimin e tij, të domosdoshëm për të realizuar një gol si ai ndaj Genoas.

Lexo më tej: Gol fantastik i Yildiz, por merita ishte e Tudor: ja çfarë ndodhi kundër Genoa

Por ka edhe një shpjegim taktik për rilindjen e talentit bardhezi: Tudor e ka afruar më shumë në qendër dhe e ka çliruar nga skemat e Thiago Mottas, duke i dhënë liri të plotë në fushë. Në moshën 19-vjeçare, ai ka barazuar tashmë një “rekord” të vogël të idhullit të tij, Del Piero, i cili në të njëjtën moshë e mbylli kampionatin me pesë gola. Rrugëtimi i Kenan Yildiz nisi në dhjetor të vitit 2023, dy vite pas mbërritjes së tij në Torino nga akademia e Bayern Munich. Goli i tij i parë me fanellën e Juventusit, në kampionat kundër Frosinones në debutimin si titullar, ndezi menjëherë diskutimet. Në pak më shumë se një vit, ai ka marrë fanellën me numrin 10, një rol kyç në skuadër dhe ka shënuar 11 gola mes kampionatit dhe kupave. Jo keq për një djalosh që ende s’ka mbushur 20 vjeç. Në pesë ligat kryesore të Europës, vetëm fenomeni i Barcelonës, Yamal, dhe talenti i Comos, Diao, janë më të rinj se ai mes lojtarëve me të paktën pesë gola në kampionat. Por loja është ende e gjatë. Dhe me Tudor, numri 10 bardhezi… tashmë po shijon suksesin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI