Flash

Sot afati i fundit, 144 mijë individë pritet të deklarojnë të ardhurat personale

Lapsi.al 1 April 2025
Sot afati i fundit, 144 mijë individë pritet të deklarojnë

1 prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të festës së Fitër Bajramit, do të jetë 1 Prilli). Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milionë në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar tatimpaguesit se detyrim për plotësimin e DIVA 2024 do të jetë për 3 kategori. DIVA do të dorëzohet e plotësuar brenda 1 prillit për gjithë individët me të ardhura vjetore bruto mbi 1,2 milionë lekë.

Përveç ndryshimit të afatit të plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës, me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, ulet edhe pragu i detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.

Risi tjetër për dorëzimin e DIVA-s të 2024-s, do të jetë që edhe individët që kanë realizuar të ardhura të patatuara më shumë se 50 mijë lekë në vit nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim, kanë detyrimin e deklarimit, pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara. Për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024 nuk do të ndryshojë.

Pra të dy punësuarit do të vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit, apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel. Subjekt i këtij deklarimi është çdo individ që gjatë vitit 2024, plotëson të paktën 1 prej kritereve të mëposhtme:

1. Ka realizuar të ardhura bruto, nga të gjitha burimet me një total të barabartë ose më shumë se 1.200.000 lekë.

2. Ka qenë në më shume se 1 marrëdhënie punësimi, pra rezulton në më shumë se 1 listë-pagesë, në të paktën 1 muaj.

3. Pavarësisht se nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, nëse gjatë vitit 2024 ka realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (p.sh një qiradhënie për individë të paregjistruar, si qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj.)

Informacion i shpejtë dhe i thjeshtë për këtë detyrim ofrohet në https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave”, thuhet në njoftimin e tatimeve dërguar tatimpaguesve.

Më herët administrata tatimore njoftoi se në dorëzimin e DIVA 2024 detyrim do të jetë edhe deklarimi i i të ardhurave të individëve nga platformat e rrjeteve sociale.

Nga verifikimet paraprake të administratës tatimore rezultuan rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen te DIVA 2024.

Në ditën e parafundit të deklarimit për shkak të fluksit të lartë të lartë të deklaruesve për rreth dy orë faqja e tatimeve rezultoi e paaksesueshme. Tatimpaguesit hasën probleme për deklarimin final edhe pas rregullimit të faqes.

Deklarata aktuale paraplotësohet nga sistemi e-Filing me të ardhurat të deklaruara nga paga, në listëpagesat, kudo që individi është regjistruar, si i punësuar, përfshirë tatimin e përllogaritur dhe tatimin e paguar. Për deklarim të vonuar, penaliteti për individët është 3 mijë lekë./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.6 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 91 lekë...

08:06

Parashikimi i motit për këtë të martë

Dita e martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Në territorin shqiptar do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të ...

07:15

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI