Flash

Shpërthen një granatë dore brenda Postës së Kosovës në Zveçan

Lapsi.al 1 April 2025
Shpërthen një granatë dore brenda Postës së

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, teksa thonë se një tjetër “e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar”. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se nuk ka persona të lënduar, por se ka dëme materiale.

Dega e Postës së Kosovës në Zveçan u hap më 27 mars, në të njëjtën ditë kur u hap edhe në Zubin Potok të dyja komuna në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Në fund të vitit të kaluar ishin raportuar disa sulme të ngjashme me granata dore. Më 27 nëntor, autoritetet njoftuan se stacioni policor në Zveçan ishte sulmuar me dy granata dore. Përveç dëmeve materiale, nuk u raportua për të lënduar.

Ndërkaq, më 29 nëntor Policia bëri të ditur se është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, edhe ndërtesa e Komunës së Zveçanit. Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë sulmesh të tilla.

Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS Republika e Kosovës.

Prej atëherë, tensionet në veri vazhdojnë të jenë kryesisht të larta, gjithashtu për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë mbyllur shumë institucione paralele serbe, si dhe zyra postare e tatimore që nga fillimi i vitit të kaluar.

Qysh në fillim të këtij viti, më 15 janar, u mbyllën institucione serbe edhe në dhjetë komuna pjesën jugore të Kosovës, pasi autoritetet në Prishtinë thanë se ato ishin institucione ilegale.

Megjithatë, mbyllja e këtyre komunave paralele të Serbisë, si dhe zyrave postare e tatimore në dhjetë komuna në jug të Ibrit, u përshkrua me kundërthënie.

Kjo, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë deklaroi po më 15 janar se nuk kishte autorizuar Policinë e Kosovës për kryerjen e këtij operacioni, pasi nuk kishte ndonjë kërkesë zytare.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, përveç organeve të përkohshme komunale dhe ndërmarrjeve të tyre publike, janë mbyllur edhe Posta e Serbisë në veri, Banka Postare Kursimorë, Thesari i Bankës Kombëtare, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Rrethi Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe të tjera.

Kryesisht kanë vazhduar të funksionojnë vetëm institucionet arsimore dhe shëndetësore, të cilat në zonat serbe gjithashtu punojnë në sistemin serb.

Serbët në veriun e Kosovës gëzojnë mbështetjen e Beogradit, i cili ka financuar strukturat paralele atje, por edhe ka mbështetur qytetarët serbë përmes pensioneve apo edhe shtesave të tjera.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar shumë nga veprimet e Prishtinës në veriun e Kosovës, sikurse edhe Bashkimi Evropian, duke i vlerësuar si veprime të paakordinuara.

Blloku evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë raportet në kuadër të dialogut të Brukselit, duke thënë se normalizimi është kusht për avancimin e shteteve drejt integrimeve evropiane./REL

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.6 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 91 lekë...

08:06

Parashikimi i motit për këtë të martë

Dita e martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Në territorin shqiptar do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të ...

07:15

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI