Flash

PD hap fushatën elektorale më 11 prill, Berisha: Do të jetë një hapje madhështore

Lapsi.al 1 April 2025
PD hap fushatën elektorale më 11 prill, Berisha: Do të jetë

Partia Demokratike do të çelë fushatën e saj elektorale më 11 prill në orën 19:00. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD, Sali Berisha i cili i ka bërë thirrje drejtuesve të degëve dhe kryetarëve të qarqeve të merren me organizimin, si detyrë parësore.

“Secili nga ju punën duhet ta masë sa njerëz do të takojë ai dhe stafi i tij.

I gjithë stafi, i gjithë drejtimi i partisë është në takim për programin. Me 11 është data zyrtare ligjore që mund të hapim fushatën elektorale.

Dhe ne do hapim me datë 11 në Tiranë në ora 7 të darkës. Programin do e paraqesim në një mjedis të mbyllur të nesërmen, por kjo do jetë edhe programi këtu, edhe hapja e fushatës.

Ndaj dhe secili nga ju duhet të bëjë më të mirën që të bëhet edhe hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë edhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore”, tha Berisha.

Më tej, ai u kërkoi drejtuesve të qarqeve të merren me organizimin sa më të plotë të të gjitha infrastrukturës të takimeve dhe infrastrukturës të sigurimit të procesit të votimit.

“Trajnimet e të gjithë përfaqësuesve tanë në të gjitha nivelet e komisioneve të votimit janë të domosdoshme. Janë një rëndësie parësore, duhet të fillojnë menjëherë.

Duhet të zgjidhen personat në kuptimin që mund të përmbushin më mirë këtë detyrë, por ata duan trajnim. Duhet t’i trajnojmë, t’i kualifikojmë se ato ditë janë të një rëndësie përcaktuese.

Nuk e kemi sekret ne, e kemi të hapur, ne këtë fushatë e kemi të dominuar nga çfarë ofrojmë ne për qytetarin.

Prandaj siç keni marrë porosi gjer sot, unë kërkoj nga ju që ky parim të jetë dominues. Para se të flasim për kundërshtarin, le të flasim për programin në radhë të parë. Kjo është shumë e rëndësishme që ta dini, se kjo është zgjedhja jonë.

Mund të zgjidhej edhe rruga tjetër, ai ka zgjedhur rrugën e sharjes, ne kemi zgjedhur qytetarin, ne zgjedhim programin tonë.

Me këtë dua të them se në çdo takim, në çdo prononcim, në çdo postim, ne kemi epiqendër programin. Në çdo bisedë, ne kemi epiqendër programin

Natyrisht nuk mund të shkosh edhe në qiell e në tokë po të fluturosh, vjedhjeve të Edi Ramës nuk u shpëton dot. Por koha për kundërshtarin do jetë e kufizuar”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI