Flash

Juventus, problem i madh: Gatti ka pësuar frakturë në këmbën e majtë kundër Genoas

Lapsi.al 1 April 2025
Juventus, problem i madh: Gatti ka pësuar frakturë në

Lajme të këqija për Juventus dhe Igor Tudor. Federico Gatti ka pësuar një dëmtim serioz gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Genoas. Mbrojtësi, i cili u detyrua të linte fushën në pjesën e parë pas një traume të fortë kontuzive në këmbën e majtë, iu nënshtrua testeve mjekësore, por rezultatet nuk ishin aspak inkurajuese. Radiografitë e kryera në J | Medical konfirmuan praninë e një frakture të diafizës së peronit. Mbrojtësi Gatti pritet të qëndrojë jashtë fushave të paktën për një muaj e kjo do të jetë një humbje e madhe për bardhezinjtë.

Në kampin bardhezi nuk ka qetësi, veçanërisht sa i përket mbrojtjes. Pothuajse të gjithë mbrojtësit e Juventus kanë pasur probleme gjatë këtij sezoni, edhe pse asnjëri nuk është ndalur aq gjatë sa Bremer dhe Cabal. Tani, me mungesën e qendërmbrojtësit Gatti, tekniku kroat Tudor ka në dispozicion vetëm Kalulu, Veiga dhe Kelly për të organizuar prapavijën dhe, duke marrë parasysh skemën me tre mbrojtës, ata pritet të përballen me një periudhë të mbingarkuar. Për më tepër, kjo ndodh në një moment vendimtar të kampionatit.

Lexo më tej: “Ti luan!”: Tudor i jep besim Yildiz e turku barazon rekordin e Del Pieros

“ASNJËHERË NUK DO TË NDALOJ”

“Testet zbuluan një mikrofrakturë të peronit: sigurisht që as kjo nuk do të më ndalojë dhe do të bëj gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur.” Me këto fjalë fillon mesazhi i publikuar në rrjetet sociale nga Federico Gatti, mbrojtësi i Juventus, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj për shkak të një frakture të diafizës së peronit. “Faleminderit për të gjitha mesazhet që më keni dërguar – shton lojtari i lindur në vitin 1998 në një postim në Instagram – tani do të përpiqem të jem sa më afër shokëve të ekipit në këtë moment kaq të rëndësishëm të sezonit”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI