Flash

Gruaja e Dani Alves njofton se është shtatzënë, 3 ditë pas pafajësisë së brazilianit

Lapsi.al 1 April 2025
Gruaja e Dani Alves njofton se është shtatzënë, 3 ditë
Dani Alves u shpall i pafajshëm për akuzën e dhunës seksuale vetëm pak ditë më parë. Gjykata e Barcelonës vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme, duke anuluar dënimin prej 4 vitesh e 6 muajsh. Tani, ish-futbollisti brazilian mund të kërkojë edhe një dëmshpërblim të konsiderueshëm. Ndërkohë, gruaja e tij, Joana Sanz, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se është shtatzënë për herë të parë.

Dani Alves shpallet i pafajshëm për akuzën e dhunës seksuale

Ish-futbollisti i Barcelonës u arrestua në janar të vitit 2023 dhe një vit më vonë u dënua me mbi katër vjet burg për dhunë seksuale. Megjithatë, situata tani ka ndryshuar plotësisht. Vendimi i gjykatës spanjolle ka anuluar dënimin e mëparshëm, pasi trupi gjykues e konsideroi të pabesueshme dëshminë e pretenduarës viktimë dhe zbuloi mospërputhje në vendimin e shkallës së parë. Një kthesë e madhe në favor të Dani Alves, i cili humbi dhjetëra miliona euro për shkak të tërheqjes së sponsorëve dhe mbi të gjitha përfundoi në burg përpara se të dënohej zyrtarisht.

Njoftimi i Joana Sanz në rrjetet sociale

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në qendër të vëmendjes është vënë Joana Sanz, modelja dhe bashkëshortja e Alves. Kur ndodhi skandali, ajo u nda nga ai, por më pas u pajtuan, gjë që solli shumë kritika në rrjetet sociale ndaj saj. Tani, Sanz ka bërë një njoftim të rëndësishëm: ajo është shtatzënë. Në një postim të gjatë, ajo foli për jetën e saj, sfidat dhe vështirësitë që ka kaluar në të shkuarën: “E humba nënën time dy vite më parë, nuk kam më prindër apo vëllezër. Kjo boshllëk më ka shoqëruar deri ditën kur dëgjova për herë të parë rrahjet e zemrës së fëmijës tim. Nuk doja ta ndaja këtë lajm derisa të ishte e dukshme. Nuk kam pasur kurrë instinkt amësor. Pesë vite më parë kisha frikë të bëhesha nënë, kisha frikë se nuk do të mund të punoja dhe se do ta humbisja veten. Kam pasur disa aborte gjatë këtyre viteve. Kam bërë një operacion në tubat e falopit, kam vuajtur nga endometrioza dhe kam kryer dy fertilizime in vitro. Frustrimi dhe pyetja ‘pse të gjithë mbeten shtatzënë si me magji, ndërsa unë jo?’ më ka shoqëruar gjatë. Jam mësuar ta arrij çdo gjë me punë dhe këmbëngulje. Embrioni im i fundit i ngrirë ishte shpresa ime e fundit. Besoj se nëna ime ma dërgoi atë që të mos ndihesha më vetëm. Që të mund të përjetoja jetën. Çdo gjë vjen në kohën e duhur, mos hiqni dorë.”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI