Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Është qartazi vendim politik”/ Le Pen pas dënimit: Gjykatësi i është bindur urdhrave

Lapsi.al 1 April 2025
“Është qartazi vendim politik”/ Le Pen pas dënimit:

Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e përshkroi vendimin e drejtësisë franceze kundër saj si një “vendim politik”, në intervistën e parë televizive disa orë pas dënimit të saj për shpërdorim të parave publike nga fondet europiane. Kjo ishte deklarata e parë publike në lidhje me dënimin që i privon asaj të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 2027. Në intervistën për rrjetin transmetues francez TF1, Le Pen u pyet se pse u largua nga gjykata para se të dëgjonte vendimin e gjyqtarit dhe u përgjigj se “nuk i duhej më shumë” pasi “e kuptoi se çfarë po ndodhte”.

“Gjykata u përpoq qëllimisht të më pengonte të kandidoja në 2027”, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të planifikuara në Francë. Shteti i së drejtës është shkelur tërësisht me vendimin që është marrë, kur ankimon, ka efekt pezullues”, tha ajo.

“Gjyqtari shumë qartë mori përsipër të zbatonte ekzekutimin e përkohshëm të pengesës në zgjedhje, me fjalë të tjera, ta bënte të padobishme ankesën time për këtë çështje, në mënyrë që të më pengonte të kandidoj për zgjedhje”, shtoi Le Pen.

Në të njëjtën kohë, ajo akuzoi kryetarin e gjykatës se “… i është bindur një urdhri”. Le Pen konfirmoi se ajo do të apelojë vendimin e gjykatës “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI