Flash

Bizneset kundër çmimeve të pullave fiskale: Të papërfillshme për buxhetin e kompanive

Lapsi.al 1 April 2025
Bizneset kundër çmimeve të pullave fiskale: Të

Çmimet e reja të pullave fiskale, 25% më të ulëta, po kundërshtohen nga bizneset e vogla, por edhe ato të mëdha në vendin tonë.

Një efekt që nuk ndihet në buxhetin e një sipërmarrje në vend, e konsiderojnë bizneset çmimet e vendosura.

Në një intervistë për Top Channel, presidenti i Shoqatës së Biznesit të Madh, Luan Bregasi, analizon situatën reale të tarifave të reja të pullave fiskale.

“Pavarësisht se ulja është gati 25%, duke pasur parasysh se nga koncesionari trashëguam një taksë të lartë prej 28 euro për 1 mijë copë, bashkë me TVSH-në, kjo ulje është e vogël dhe nuk është e ndjeshme për këto kompani. Është konsideruar si koncesioni më korruptiv i kohës, dhe ne vuajtëm 12 vjet peshën e rëndë të këtij korrupsioni, dhe disa ndërmarrje, për shkak të mungesës së konkurrencës dhe mosadministrimit të mirë të kësaj politike fiskale në ato vite, falimentuan”, thotë ai.

Kalimi nga koncesionari SICPA Security Solutions Albania pas përfundimit të kontratës 12-vjeçare, tek shoqëria shqiptaro-amerikane Alb Trace Co, solli çmime të reja, që variojnë nga 15.65 euro deri në 25.05 euro. Por ato ende mbeten më të larta se ato në rajon dhe Evropë, duke bërë që Shqipëria të qëndrojë në majë të piramidës së çmimeve.

Aktualisht, tarifa në Kosovë është 2.2 dollarë për 1 mijë copë, në Maqedoni dhe Bosnjë-Hercegovinë është 3.2 dollarë, në Evropë është 3 dollarë, ndërsa në Serbi, Turqi dhe Mal të Zi janë respektivisht 5.2, 5.6 dhe 6.6 dollarë. (grafik)

“Europa i ka çmimet gati të papërfillshme, pasi ndjekin politika të tjera, ndërsa vendet e rajonit kanë çmime aktualisht 10 herë më të larta, ndërsa me këtë ulje që u bë, janë 7 herë më shumë.”

Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë rendisin faktorët që i mbajnë këto çmime ende të larta.

As argumentimi se teknologjia e përdorur për prodhimin e pullave fiskale është e veçantë, nuk i justifikon çmimet e larta sipas ekspertit Elvin Meka.

Në një situatë të tillë, ku çmimet ende janë të larta, bizneset kërkojnë një ulje të tyre, por edhe një ndryshim të mënyrës së pagimit të tarifës, pasi vendimi i detyron që t’i blejnë këto pulla para se ta nxjerrin produktin në treg.

“Po e shfrytëzoj rastin të kërkoj që, megjithëse është bërë një ulje prej 25%, të lehtësohet mënyra e pagimit, të paktën.”

Gjatë 12 viteve të koncesionit të SICPA-s (2012–2023), kompania përfitoi mbi 110.5 milionë euro, ndërsa në harkun kohor 2012–2021, llogaritet që bizneset shqiptare kanë paguar rreth 60 milionë euro më shumë për këtë shërbim sesa do të kishin paguar në kushte tregu të lirë dhe me tarifa të harmonizuara me rajonin. Në të njëjtën periudhë, përfitimi i shtetit shqiptar ka qenë minimal, rreth 1.2 milionë euro në total./tch

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI