Flash

Berisha: Ne do ndjekim politikën favorizuese të fëmijës së tretë

Lapsi.al 1 April 2025
Berisha: Ne do ndjekim politikën favorizuese të fëmijës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të ndjekë një politike favorizuese për fëmijën e tretë. Gjatë takimit me punonjësit e një fasonerie në qytetin e Durrësit, Berisha premtoi se do të vendosë bonuse shtesë në rroga për fëmijët.

Berisha shtoi më tej se me anë të bonuseve për tre femijët e parë, do të bëjë të mundur t'i nxisë të rinjtë për tu kthyer në Shqipëri. Berisha tha se kjo politike ka funksionuar në shumë vende të tjera dhe i ka shpëtuar nga shpopullimi i madh.

Kryedemokrati tha se gjatë mandatit të tij nafta do të taksohet me çmim të njëjtë si vendet fqinje, duke pësuar një rënie prej 40% nga çmimi aktual.

PJESË NGA FJALIMI:

"Do ulim naftën. Ata që nuk kanë vetura, mund të thonë se ç’na duhet nafta. Çdo njeri paguan në çmimin e naftës. Ata që nuk kanë vetura,e paguajnë në transportin që bëjnë me autobus, e paguajnë në çmimet që blejnë në dyqane. Sepse rritja e çmimit të transportit rrit çmimet e mallrave që blejnë. Ne kemi çmimin më absurd. Nafta vjen në Durrës me anije. Në Kosovë shitet 30-40 përqind më lirë. Këtu shitet 30-40 përqind më shtrenjtë.

Po pse shitet më shtrenjtë? Sepse qeveria e taton naftën 1.1 euro. Qeveria u merr nga xhepi qytetarëve për një litër naftë nga 1 euro. Kjo është hata e vërtetë. Kjo do hiqet.

Nafta do tatohet njëlloj sa në Kosovë dhe Maqedoni dhe çmimi i saj do bjerë minimumi me 40 përqind. Punonjësit me rroga të ulëta 500 euro do kenë së bashku me pensionistët kartën e konsumatorit. Kjo do jetë kartë konsumatori, që ju të mund të merrni TVSH-në e të gjitha gjërave bazë që blini nga shteti, kundrejt kuponave që dorëzoni, dhe kjo shkon në 450 euro në vit, shkon përafërsisht sa një rrogë, kurse me pensionin shkon sa dy pensione. Pra ne duam të ndryshojmë në mënyrë rrënjësore gjendjen, jetesën, mirëqenien e qytetarëve. Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro, por ne në dialog dhe bashkëpunim me sipërmarrësit, do bëjmë gjithçka që kjo të mos dëmtojë sipërmarrjet.

Sepse t’i çosh sipërmarrjet drejt falimentimit është një marrëzi. Ne do kemi një dialog me sipërmarrësit se çfarë duhet t’i kompensojmë që të kenë rrogë minimale 500 euro. Përveç kësaj, nga qeveria do keni kartën e konsumatorit ku do i merrni ushqimet me një vlerë minus 20 përqind. Pra do merrni taksën e TVSH-së. Do ketë bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë. Shtesa në rrogë për fëmijën e parë nga qeveria do të jetë 70 euro, për të dytin 60 euro, për fëmijën e tretë, nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare, qeveria do marrë përsipër çdo shpenzim. Ne do ndjekim politikën e fëmijës së tretë sepse ne u shkatërruam. Kjo politikë e fëmijës së tretë i ka shpëtuar kombet në histori. I ka shpëtuar nga zvogëlimi i tyre i madh. Sikundër do bëjmë gjithçka që fëmijët, djemtë, vajzat, ata që janë larguar në mërgim, ata të kthehen në Shqipëri. Do bëjmë një politikë sa të mundemi nxitëse për kthimin e tyre. Pesë vjet do jenë pa asnjë taksë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI