Flash

Banorët e Hotit: Nëse deri më 11 maj s'rikonstruktohet rruga, bojkotojmë zgjedhjet

Lapsi.al 1 April 2025
Banorët e Hotit: Nëse deri më 11 maj s'rikonstruktohet

Banorët e lagjes 'Besëlidhja' në Hot të Ri në Shkodër kanë dalë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm, amortizimin e rrugës dhe për problemet me energjine elektrike në zonën ku ata banojnë dhe jetojnë. Gjatë protestës, ata tregojnë se rruga e amotizuar nuk është investuar prej 30 vitesh. Ndaj edhe kanë vendosur kushte.

Për ta, nëse rruga nuk rikonstruktohet deri më 11 maj, atëherë ata do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Pjetër Golfiku: Kjo zonë është e papërkrahur, as me asfalt, as me ujësjellës. Janë dritat përtokë dhe ka rrezik që të mbesi ndonjë fëmijë në korrekt. Si mund të shkojë një fëmijë në shkollë? Ne kemi kërkuar dhe kemi qarë si fëmija, siç qan fëmija për ushqim. Por nuk kemi pasur një "prind" që të thotë 'kush po qan?'. Ne i jemi drejtuar Bashkisë dhe kryeplakut në çdo kohë. Asnjë nuk shkon në qendër të votimit po nuk u mor me dokument që po fillon rruga. Ne 200 vota kemi. Ne nuk kemi punë me sistemin, por kushtet që i duhen zonës tonë. Është asfalti deri aty dhe e kanë bllokuar. Pse? Taksat i paguajmë, por edhe shteti duhet të investojë.

Një banor tjetër: Ne kemi 3 probleme. Puna e parë është uji i pijshëm. Është bërë një investim që në 2008. Deri më tani nuk ka asnjë pikë uji. Fshatarët kanë hapur pusa. Puna e dytë është energjia elektrike. Deri tek kryqëzimi i rrugës është punuar mirë, por deri në fund të rrugës është skandaloze. Kemi blerë shtylla private dhe janë edhe 1000 tela sepse janë rrezik për fëmijët e shkollës. Të gjithë e paguajmë energjinë elektrike. Kryesore mbetet rruga. Është skandaloze. Kërkojmë një asfalt. Këta banorë dhe unë nuk jemi për angazhime provizore, ne do marrim masa në qendra votimi. Nëse nuk ka zgjidhje nuk i drejtohemi kutive të votimit.

Sipas tyre, rruga përshkohet nga 1 mijë banorë çdo ditë, ndaj edhe protestojnë për kushte më të mira.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI