Flash

Arsenal konsolidon vendin e dytë: shembet United, Forest me një këmbë në Champions

Lapsi.al 1 April 2025
Arsenal konsolidon vendin e dytë: shembet United, Forest me një

Java e mesjavës në Premier League rikthen skuadrat në fushë pas 16 ditësh për të zhvilluar ndeshjet e javës së 30-të të kampionatit. Hapjen e kësaj jave e bëri Arsenal, i cili fitoi 2-1 në derbin londinez kundër Fulham, falë golave të Merino dhe Saka. Nottingham Forest, nga ana tjetër, mposhti 1-0 Manchester United, me golin e ish-lojtarit të tij, Elanga. I njëjti rezultat edhe në Wolverhampton-West Ham, ku Strand Larsen shënoi golin vendimtar.

ARSENAL-FULHAM 2-1

Derbi londinez u luajt në “Emirates”, ku Arsenal priti Fulham, i cili sapo është eliminuar nga çerekfinalet e FA Cup (nga Crystal Palace). Skuadra e teknikut Arteta e nis fuqishëm ndeshjen me një rast të mirë të Rice, por mbrojtja e Fulham e ndali. Në minutën e 15', Arsenal mori një goditje të rëndë, pasi Gabriel detyrohet të largohet nga loja për shkak dëmtimi – një lajm i keq për Gunners, veçanërisht në prag të sfidës së Champions League kundër Real Madrid.

Fulham përpiqet të shfrytëzojë momentin e vështirë të kundërshtarit dhe kërcënon me Jimenez, por është Arsenal ai që gjen golin e parë. Merino shënon në minutën e 38', me një goditje që devijohet nga Cuenca, duke e bërë të pandalshëm për portierin. Gunners kanë një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin me Odegaard, por norvegjezi nuk e konkretizon.

Në fillimin e pjesës së dytë, Jimenez i Fulham teston Raya, ndërsa në anën tjetër Timber provon nga distanca, por Leno e ndal. Martinelli dhe Merino vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj mbrojtjes së Fulham, e cila detyrohet të mbrohet me të gjitha forcat. Arteta vendos të aktivizojë Saka, i cili sapo është rikuperuar nga një dëmtim i gjatë. Vetëm shtatë minuta pas hyrjes në lojë, anglezi shënon me kokë në minutën e 73', duke çuar rezultatin në 2-0.

Muniz dhe Sessegnon përpiqen të rikthejnë Fulham në lojë, ndërsa Martinelli shënon në minutën e 90', por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje. Në kohën shtesë, Muniz arrin të ngushtojë diferencën, me një goditje që devijohet nga Saliba, por kjo nuk ndryshon fatin e ndeshjes. Arsenal arrin fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 61 pikëve, duke mbetur 9 pikë pas Liverpool, që do të luajë derbin kundër Everton të mërkurën. Fulham mbetet në kuotën e 45 pikëve.

NOTTINGHAM FOREST-MANCHESTER UNITED 1-0

Pas sigurimit të kualifikimit në gjysmëfinalet e FA Cup për herë të parë pas 34 vitesh, Nottingham Forest pret Manchester United në “City Ground”. Fillimi i ndeshjes është i furishëm: Bruno Fernandes i afrohet golit në minutën e parë, por është Elanga ai që shënon. Ndërsa Sels arrin të ndalë goditjen e Fernandes, Onana nuk ka çfarë të bëjë përballë goditjes së ish-lojtarit të United-it, i cili shënon në minutën e 5'.

Forest kalon në avantazh që në fillim, por Manchester United rrezikon barazimin në minutën e 30', kur Dalot godet bukur me kokë pas një goditjeje nga këndi, por traversa e ndal. Në minutën e 60', Garnacho provon nga distanca dhe vazhdon të jetë lojtari më aktiv i “Djajve të Kuq” në pjesën e dytë.

Nottingham Forest mbrohet me të gjitha forcat dhe neutralizon rastet e Mount dhe Maguire, ndërsa Murillo bën një ndërhyrje shpëtimtare në vijën fatale në minutën e 97'. Me këtë fitore, Forest konsolidon vendin e tretë me 57 pikë. Ndërkohë, situata për Manchester United mbetet dramatike, me skuadrën e Ten Hag që renditet në vendin e 13-të me vetëm 37 pikë.

WOLVERHAMPTON-WEST HAM 1-0

Në “Molineux”, Wolverhampton dhe West Ham përballen në një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën. Wolves janë të parët që rrezikojnë në minutën e 17', kur Toti provon me kokë pas një goditjeje dënimi, por portieri Areola reagon mirë.

Lexo më tej: Newcastle shkruan historinë: mposht 2-1 Liverpool dhe fiton Carabao Cup

Vetëm katër minuta më vonë, vendasit kalojnë në avantazh: Strand Larsen gjuan nga distanca dhe, falë një devijimi, topi përfundon në rrjetë për 1-0. Wolverhampton vazhdon të sulmojë dhe në minutën e 30', Joao Gomes, i cili sapo ka rinovuar kontratën deri në vitin 2030, godet traversën. Në minutën e 78', Fullkrug ka një mundësi të artë me kokë, por portieri José Sá e devijon topin në shtyllë.

Në minutat e fundit, Soucek provon për barazim, por West Ham nuk arrin të gjejë golin. Wolverhampton fiton dhe ngjitet në 29 pikë, duke u afruar në renditje me West Ham, i cili mbetet me 34 pikë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI