Flash

“U vetëmbrojt”, Gjykata e Sarandës liron 17-vjeçarin që plagosi bashkëmoshatarin

Lapsi.al 31 March 2025
“U vetëmbrojt”, Gjykata e Sarandës liron

Gjykata e Sarandës ka liruar 17- vjeçarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Cora u arrestua nga policia e Sarandës të enjten, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjecarit B. Kalemi, ngjarje e ndodhur në rrugën “Butrinti” të Sarandës.

Kalemi mori 3 thika në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar, ndërkohë që Cora u arrestua. Në ngjarje ishte përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime.

Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës zbuloi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua në fillim. Dyshohet se Cora ishte tentuar të goditej nga Kalemi dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e kishte plagosur atë me thikë. Për këtë, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj të dyshuarit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Edhe gjyqtarja Edona Vajushi, vendosi të njëjtën masë sigurimi ndaj Corës, i cili për 7 muaj mbush moshën madhore. Gjyqtarja vendosi që 17-vjeçari të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të ndjekjes së proceseve mësimore dhe edukuese, pas miratimit të lejes së lëvizjes nga organi i akuzës.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ngrihet akuzë për goditjen e 17-vjeçarit Cora, pasi burime bëjnë me dije se edhe nga këqyrja fizike e tij, janë vërejtur shenja sulmi. K. Cora mbrohej në seancë nga avokati Çlirim Shahini.

Të këshilluara

Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushtet të forcës së tij poltike do të ketë lehtësira për gratë dhe...

13:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI