Flash

Trump ul tonet ndaj Putin: Do ta mbajë fjalën, tarifa naftës nëse s’ka armëpushim 

Lapsi.al 31 March 2025
Trump ul tonet ndaj Putin: Do ta mbajë fjalën, tarifa naftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa dytësore ndaj naftës ruse, nëse ndien se Moska po i bllokon përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë telefonike për NBC News, ai tha se është “zemëruar shumë” kur presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, prej së cilës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të përjashtohej.

“Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë të bëjmë marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë - që mund të mos jetë - por nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa dytësore për naftën, për gjithë naftën që del nga Rusia”, tha Trump.

“Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara. Do të ketë një tarifë 25 për qind për gjithë naftën, një tarifë 25 deri në 50 për qind për gjithë naftën”, shtoi ai.

Më vonë ai duket se ka "zbutur" retorikën ndaj homologut rus, Vladimir Putin, pasi tha se është i zemëruar me të dhe e kërcënoi me tarifa doganore ndaj naftës ruse, nëse nuk pranon një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë. Pas intervistës për NBC News ku kritikonte Putin, Trump u tha gazetarëve se ai dhe presidenti rus "gjithmonë kishin shkuar mirë" dhe se ai nuk mendonte se Putin "do t'i kthehej fjalës së tij".

REL raportoi se deklaratat e tij vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi më 25 mars se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për armëpushim dhe për të lejuar lundrimin në Detin e Zi, si dhe për të mos goditur objektet energjetike të njëra-tjetrës. Por, problemet për zbatimin e marrëveshjes vazhdojnë. Kievi thotë se ajo do të hynte në fuqi menjëherë, ndërsa Moska kërkon fillimisht heqjen e pjesshme të sanksioneve që kanë të bëjnë me kompanitë dhe bankat ruse, të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit. Trump i tha NBC-së se do të flasë me Putinin gjatë kësaj jave.

Duke folur me gazetarët po të dielën, Trump tha se edhe udhëheqësi ukrainas, Zelensky, do të përballet me “probleme të mëdha” nëse nuk nënshkruan marrëveshjen për mineralet me Uashingtonin.

“Ne e bëmë një marrëveshje për tokën e rrallë. Dhe tani, ai thotë - e dini - unë dua ta rinegocioj marrëveshjen”. “Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s, por ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë”, shtoi Trump.

Qeveria ukrainase tha më 28 mars se është duke shqyrtuar projekt-marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për mineralet e rralla, pas raporteve të mediave se Uashingtoni i ka ndryshuar disa herë kushtet e saj.

Jashtë frontit diplomatik, Kievi e akuzoi të dielën Moskën për “krim lufte”, pasi që, siç tha, dronët e saj goditën një spital ushtarak. Sulmi goditi Harkivin - qytetin e dytë më të madh të Ukrainës - ndërsa në shënjestër ishin edhe një qendër tregtare, blloqe apartamentesh dhe objektiva të tjera. Autoritetet thanë se së paku dy persona u vranë.

 

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI