Flash

Qose "thërmon" Shkëmbin: Elbasani e përmbys, Tirana mbetet e fundit gati pa shpresë

Lapsi.al 31 March 2025
Qose "thërmon" Shkëmbin: Elbasani e përmbys, Tirana

Në një sfidë dramatike të zhvilluar në “Elbasan Arena”, Elbasani arriti një fitore të jashtëzakonshme kundër Tiranës, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend mes katër më të mirave. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, por në fund u dorëzuan përballë sulmeve të pandalshme të vendasve. Qose shënoi një dygolësh të cilët i siguruan triumfin 2-1 verdhebluve në minutën e 93'. Situatë e vështirë te Tirana që mbyll renditjen, kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në mbyllje të kampionatit.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67eabed00e2f2.mp4"][/video]

Qose protagonist absolut

Tirana e nisi ndeshjen më mirë dhe shënoi herët me Përgjonin, i cili përfitoi nga një top i ulur nga Ernest për të mposhtur portierin. Ky gol, i konfirmuar edhe nga VAR-i, e vendosi ekipin kryeqytetas në një pozicion të favorshëm, duke u përqendruar më pas në mbrojtjen e rezultatit. Megjithatë, Elbasani nuk u dorëzua dhe gjatë pjesës së dytë intensifikoi sulmet. Qose fillimisht barazoi me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi nga Lila, ndërsa në minutat shtesë ishte përsëri ai që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë për të realizuar golin e fitores.

"Kemi luajtur shumë mirë dhe nga fillimi, ndoshta kur ishim me Partizanin. Kemi një problem nga fillimi këtë sezon, pjesën e parë si në gjumë pastaj shumë mirë. Sot ishte moment i keq deri te goli, pastaj dominuam. Kemi shumë gjëra për të rregulluar. Do fillojmë nga stërvitja. Kemi 4 ndeshje, mendojmë për pikët. Do rregullojmë gjëra nga stërvitja, ndoshta kemi nevojë edhe për pak kohë”, u shpreh pas ndeshjes tekniku i Elbasanit Ivan Gvozdenovic.

[video width="674" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67ead1f3ef9f1.mp4"][/video]

Mici goditet nga një kapsoll

Ndeshja pati edhe momente të tensionuara, përfshirë një ndalesë të shkurtër për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve, si dhe një incident ku Mici u godit nga një prej tyre gjatë një goditjeje dënimi. Pavarësisht këtyre ndërprerjeve, loja vazhdoi me intensitet të lartë, duke prodhuar raste të shumta për të dyja skuadrat.

Në fund, Tirana largohet e zhgënjyer, duke mbetur në zonën e rrezikut në renditje, ndërsa Elbasani ruan gjallë shpresat për të kapur Final Four. Bledi Shkëmbi tani luan 4 finale, dy prej të cilave i ka derbi: “Situata më e keqe e këtij kampionati patjetër, vendi i fundit. Si i dilet? Duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura. Specifike është ndeshja e radhës, kjo është specifike, kështu funksionon që duhet të çohesh lart, të lësh të tjerët poshtë. Është derbi, pro nuk kemi çfarë bëjmë, çfarë humbim më. Patjetër nuk duhet të dorëzohemi se jam i bindur që nuk jemi dorëzuar. Pavarësisht rezultatit që kemi bërë deri diku mirë dhe nuk meritojmë të humbim pikë si i humbim. Kryesorja është që nuk do të dorëzohemi. Nga ndeshja e radhës duhet të marrim pikët".

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67ead6debac54.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI