Flash

OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti

Lapsi.al 31 March 2025
OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një thirrje urgjente për ndihmë prej 8 milionë dollarësh, për të adresuar pasojat e tërmetit në Mianmar.

Në këtë vend të Azisë Juglindore, rreth 1.700 njerëz humbën jetën nga tërmeti që goditi javën e kaluar, ndërsa mijëra të tjerë rrezikohen nga lëndimet dhe sëmundjet.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se po vepron në “nivelin më të lartë të emergjencës”.

Ajo tha se i nevojiten donacione “për të ofruar kujdes urgjent për të plagosurit, për të parandaluar shpërthimin e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha, po ashtu, se “shkatërrimi ka qenë i madh” dhe se “nevojat humanitare po rriten çdo orë”.

Ekipet e shpëtimit në Mianmar janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar të mundshëm nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Udhëheqja ushtarake e vendit shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë rajone dhe lejoi ekipe të huaja të shpëtimit të hyjnë në vend për të ndihmuar me pasojat shkatërruese të tërmetit.

India, Kina dhe Tajlanda janë ndër fqinjët e Mianmarit që dërguan materiale dhe ekipe ndihme. Personel dërgoi edhe Malajzia, Singapori dhe Rusia.

Qeveria ushtarake e Mianmarit është e përfshirë në një luftë me kryengritësit, por Qeveria e Unitetit Kombëtar e opozitës tha se luftëtarët nën komandën e saj, do t’i ndalojnë të gjitha veprimet ushtarake sulmuese për dy javë, nisur nga 30 marsi.

Tërmeti me magnitudë 7.7 - një nga më të fortët që përjetoi Mianmari në një shekull - tronditi gjithashtu Tajlandën fqinje, duke shkaktuar dëme dhe viktima edhe atje./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira. Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësi...

08:32

Vendet baltike shijojnë lakrën shqiptare

Sezoni i favorshëm me klimë të ngrohtë dhe rritja e kërkesës për lakër shqiptare nga vendet e Lindjes dhe ato baltike ndikuan pozitivisht eksportet e zarzavatev...

07:42

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI