Flash

Moise Kean tregoi pse provokoi Gjimshitin, duke i treguar muskujt:“Është si në lagje”

Lapsi.al 31 March 2025
Moise Kean tregoi pse provokoi Gjimshitin, duke i treguar
Moise Kean po vazhdon të udhëheqë Fiorentinën e Raffaele Palladinos me golat e tij, duke e mbajtur skuadrën në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Goli i 25-vjeçarit nga Vercelli, i cili vendosi ndeshjen e javës së 30-të të Serie A 2024-2025 kundër Atalantës, i lejoi toskanët të vazhdojnë hapin me skuadrat që luftojnë për vendin e katërt, madje edhe të afrohen me Atalantën, e cila ndodhet në vendin e tretë me vetëm shtatë pikë më shumë. Edhe kundër bergamaskëve, sulmuesi i kombëtares italiane tregoi formën e tij të shkëlqyer dhe vetëbesimin e rikthyer pas disa sezoneve të luhatshme te Juventusi, që kishin ngritur dyshime mbi talentin e tij.

Provokimi i Kean ndaj Gjimshitit

Por Kean nuk e tregoi forcën e tij vetëm me golin e fitores, të cilin e realizoi pasi i rrëmbeu topin Hienit në mesfushë dhe përparoi drejt portës kundërshtare, duke mposhtur me qetësi Carnesecchin me një goditje diagonale të saktë. Ashtu si në disa raste të tjera gjatë këtij sezoni, sulmuesi i Fiorentinës dominoi plotësisht mbrojtësit kundërshtarë, jo vetëm në aspektin fizik dhe teknik, por mbi të gjitha në atë psikologjik, duke i lejuar vetes edhe ndonjë provokim ndaj tyre. Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ishte ai kur, pasi fitoi një duel fizik me mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti, Kean u ndal përpara tij dhe bëri një gjest “flexing”, duke treguar muskujt në shenjë sfide. Djimsiti u përpoq ta qortonte, por në momentin kur Kean shpërtheu në të qeshura, mbrojtësi i Atalantës vendosi të mos e vazhdonte debatin. Vetë Kean, gjatë intervistës pas ndeshjes për DAZN, ku u shpall lojtari më i mirë i takimit, shpjegoi arsyen e këtij gjesti që u duk si provokim ndaj Djimsitit: “Për mua është si kur luajmë futboll në lagje. Kur fiton, bën kështu. Unë kënaqem, e rëndësishme është të argëtohesh në mënyrën e duhur,” tha ai, duke treguar se veprimi i tij kishte natyrë argëtuese. Mbetet për t’u parë nëse Gjimshiti e pa njësoj.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI