Flash

Miqtë e palestinezes: E ëma, punonjëse seksi, kishte frikë se i zbulonte të vërtetën

Lapsi.al 31 March 2025
Miqtë e palestinezes: E ëma, punonjëse seksi, kishte frikë

Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rrëfyer së fundmi shkakun që sipas tyre i ati i saj e ekzekutoi me thikë të renë.

Për News 24 ata kanë rrëfyer se nëna e Rayan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte.

Sipas tyre nëna e 24-vjeçares ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën.

Ata kanë shpjeguar se prindërit e 24-vjeçares kanë inskenuar gjithçka duket menduar se nëse vrasja do të kryhej në Shqipëri, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën.

“Ryan kishte pasaportë greke por nuk mund të udhëtojë nga Gjermania sepse nuk ka leje qëndrimi gjermane, vetëm status azili. Ata besuan se nëse ajo vritet atje, ne nuk do të mësonim asgjë për fatinë saj pasi shtypi gjerman nuk publikoi asgjë për lajmin. Ne e kërkojmë prej një muaji, por deri dje nuk dinim asgjë. Ishte një lajm i publikuar në BalkanWeb ai që na zbuloi fatin e mikeshës tonë”, thanë ata.

Ndërkohë, më tej ata kanë bërë me dije se nëna e Rayan Alwan dy ditë më parë kishte njoftuar familjen në Liban se 24-vjeçarja kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani.

“Nëna e saj, dy ditë më parë, njoftoi familjen e saj në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Kjo është arsyeja pse ne nisëm të dyshonim dhe nisëm të kërkonim në internet, derisa hasëm në lajmin e publikuar nga ju. Ajo po ua fsheh krimin të gjithëve, por ne kemi zbuluar të vërtetën. Thjesht duam që të gjithë ta dinë se nëna dhe babai i saj ishin ata që e vranë. Ne duam vetëm trupin e saj që ta varrosim në Berlin”, u shprehën ata, ndërkohë theksojmë se 24-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve.

***

Ata kanë kontaktuar me News 24 dhe kanë kërkuar ndihmë për tu lidhur me policinë shqiptare. Sipas dëshmive të miqve të 24-vjeçares ka qenë nëna e saj dhe i ati ata të cilët së bashku bënë planin për eliminimin e të resë në Tiranë.

Sipas tyre ka qenë nëna e Rayan Alwan ajo që e ka bindur të bijën të udhëtonte për në Liban, duke kaluar tranzit nga Shqipëria.

“Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në Ëarschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj.

Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës”, thanë ata.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u zbulua më 28 shkurt të këtij viti, ndërkohë dyshohet se 24-vjeçarja palestineze është vrarë nga babai i saj më datën 22 shkurt.

Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjeçaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam e më pas në Liban. Më herët u bë me dije se nga këqyrja e kamerave rezultoi se gjithë komunikimet ne aeroport apo tek shtëpia që kishin marrë me qira i kryente vetëm i ati pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

Rayan dhe Fadi Alwan udhëtuan drejt shtetit shqiptar më datë 19 shkurt, referuar kamerave të sigurisë së aeroportit të Rinasit si dhe sistemit TIMS. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur më 22 shkurt, 6 ditë përpara zbulimit të ngjarjes nga autoritetet.

Ata kishin marrë me qira në një godinë 3-katëshe në Tiranë në rrugën “Gjon Muzaka”, apartament i cili ishte rezervuar paraprakisht në distancë nga një numër gjerman, i cili është telefonuar nga policia dhe është vërtetuar që nuk i përket Fadi Alwan.

Disa ditë më parë u bë me dije se asnjë prej familjarëve të viktimës nuk ka treguar interes për të tërhequr trupin e saj. Ndërkohë, së fundmi kanë qenë miqtë e saj ata të cilët kanë kërkuar të tërheqin trupin e 24-vjeçares dhe ta varrosin në Gjermani.

Të këshilluara

Berisha: Lehtësi për të rinjtë dhe gratë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushtet të forcës së tij poltike do të ketë lehtësira për gratë dhe...

13:32

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI