Flash

KQZ ia beson DHL procesin, nga 10 prilli nis shpërndarja e fletëve të votimit

Lapsi.al 31 March 2025
KQZ ia beson DHL procesin, nga 10 prilli nis shpërndarja e fletëve

Kompania postare DHL do të transportojë fletët e votimit për emigrantët shqiptare në 85 shtete të botës.

Shpërndarja e 245 808 zarfeve do të bëhet sipas një grafiku të përcaktuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndërkohë që kostoja përllogaritet të kapë shifren e 10 milione eurosh, ose thenë ndryshe, 40 euro për një fletë votimi.

Emigrantët nuk do ta gjejnë zarfin në kutinë portare pasi Kqz ka vendosur që korrieri duhet tja dorëzojë personalisht fletën votuesit dhe jo familjarëve të tij. Kjo do të bëhet duke i treguar një mjet identifikimi. Në rast se nuk e gjen në adresën e dhenë, postieri duket ta kërkoi edhe dy here të tjera përpara se ta kthejë zarfin sërish në Shqipëri.

Kjo ka shkaktuar edhe shqetësimin e partive politike, të cilet pretendojnë se kjo do të ndikojë në numrin e shqiptarëve të cilët në 11 maj do të ushtrojnë të drejtën e votës.

Aktualisht fleta e votimit po prodhohet në Slloveni.

Duke filluar nga data 5 prill, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, do të nisë përgatitjet për materialet zgjedhore në mënyrë që në 10 prill të nisë shpërndarja e fletëve të votimit me postë. I gjithë procesi i administrimit dhe numërimit të votave do të behet në Parkun Olimpik në Tiranë.

Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka patur një interes të larta nga diaspora.

Shteti me numrin më të lartë të emigrantëve e mban Italia me me mbi 90 mijë votues e ndjekur nga Greqia me mbi 60 mijë dhe Gjermania me mbi 25 mijë. Ndërsa në 13 shtete do të shkojë vetëm 1 fletë votimi, si psh në Fixhi, Venezuele, Ukrainë etj.

Sa i përket qarqeve, peshën më të madhe vota e diaspores do e ketë në qarkun e Tiranës, i ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI