Flash

Inzaghi u përjashtua në Udine, hyri në fushë i tërbuar: “E kisha me arbitrin Chiffi”

Lapsi.al 31 March 2025
Inzaghi u përjashtua në Udine, hyri në fushë i tërbuar:

Simone Inzaghi u përjashtua gjatë minutave shtesë të ndeshjes Inter-Udinese për shkak të protestave ndaj arbitrit Chiffi. Trajneri zikaltër hyri në fushë i tërbuar për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të gjyqtarit, i cili nuk kishte akorduar një faull ndaj Correa në mesfushë.

Duke folur për përfundimin e vështirë të ndeshjes, trajneri i kampionëve aktualë të Italisë deklaroi për Sky Sport: “Rrezikonim të mos fitonim një ndeshje pas një pjesë të parë të shkëlqyer, meritonim më shumë se dy gola. Nuk e nisëm mirë pjesën e dytë dhe, pas golit të Solet, ndaluam së luajturi. U zemërova shumë. Përjashtimi ishte i drejtë, u revoltova për faullin ndaj Correa dhe ndonjëherë adrenalina të bën të humbasësh kontrollin”.

Inzaghi i përjashtuar për protesta: hyri i tërbuar në fushë

Simone Inzaghi u përjashtua pasi hyri në fushë, diçka që ndalohet rreptësisht nga rregullorja. Trajneri i Inter ishte ndëshkuar me karton të verdhë në fillim të pjesës së dytë për daljen nga zona teknike dhe më pas u përjashtua për protestat e tij ndaj një vendimi që i dha Udineses një rast të madh me Solet.

Duke analizuar performancën e skuadrës së tij, Inzaghi tha: “Pjesa e parë e Interit ishte e një skuadre të madhe, por Udinese e vuri në vështirësi këdo. Sigurisht që ekzistojnë edhe kundërshtarët. Pas golit të Solet hymë në vështirësi. E kuptoj që flitet për 20 minutat e fundit, por flisni edhe për pjesën e parë fantastike. Ne jemi një skuadër e ndërtuar për të luajtur futboll të mirë. Kur nuk jemi teknikisht të pastër, vuajmë”.

Lexo më tej: Coverciano ndan çmimet, askush si Inzaghi: Pankina e Artë shkon për teknikun zikaltër

Në fund, për rinovimin e kontratës me Interin, që presidenti Marotta e ka quajtur një “formalitet”, trajneri zikaltër u shpreh: “Ndjehem shumë mirë te Inter, ndjej vlerësim nga klubi dhe tifozët. Në fund të sezonit do të shohim se çfarë do të ndodhë, por për momentin jam shumë i lumtur këtu. Ka një harmoni të madhe dhe një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI