Flash

Drejtësia franceze ekzekuton politikisht shefen e opozitës, Marine Le Pen

Lapsi.al 31 March 2025
Drejtësia franceze ekzekuton politikisht shefen e opozitës, Marine Le
Planet e Marine Le Pen për të kandiduar për presidencën franceze në 2027 pësuan sot një goditje që ka të ngjarë të jetë fatale, pasi ajo u shpall fajtore për përvetësimin e fondeve të Parlamentit Evropian dhe u shpall e papërshtatshme për të kandiduar në zgjedhje për pesë vitet e ardhshme. Zakonisht në Francë, dënimet e dhëna pas një vendimi fajësie vonohen deri në përfundimin e procesit të apelimit. Por paneli prej tre gjyqtarësh që dëgjoi çështjen ndërmori hapin e jashtëzakonshëm të zbatimit të menjëhershëm të ndalimit për të kandiduar për poste publike, të cilin prokurorët e kishin konsideruar të nevojshëm bazuar në "seriozitetin e krimeve" të Le Pen. Le Pen u gjobit gjithashtu me 100,000 euro dhe u dënua me katër vjet burg, dy prej të cilëve u hoqën me kusht sjelljen e mirë (në të kundërt rikthehen). Gjyqtarët nuk vendosën që këto dënime të hynin menjëherë në fuqi, kështu që ato mund të vonohen nga një apel i mundshëm. Le Pen u largua nga salla e gjyqit me sa duket e irrituar, përpara se të shpallej dënimi i saj (foto poshtë). Të gjithë, përveç njërit prej 24 personave të tjerë që ishin në gjyq së bashku me Le Pen, u shpallën fajtorë dhe morën një kombinim gjobash, ndalimesh nga kandidimi dhe dënime me burg me kusht. Partia e Le Pen, Tubimi Kombëtar, u shpall gjithashtu fajtore dhe iu dha një gjobë prej 2 milionë eurosh, megjithatë ajo mund të reduktohet me 1 milion euro nëse nuk e përsërit krimin. Le Pen dhe të bashkëpandehurit e saj u akuzuan për përvetësimin e paligjshëm të fondeve të Parlamentit Evropian për të paguar punonjës të partisë, të cilët rrallë ose edhe kurrë nuk kishin pasur lidhje me punët në Bruksel apo Strasburg. Gjykata vlerësoi se të akuzuarit kishin përvetësuar më shumë se 4 milionë euro, nga të cilat Le Pen ishte përgjegjëse personalisht si eurodeputete për 474,000 euro. Të pandehurit përsëritën vazhdimisht pafajësinë e tyre gjatë gjyqit që zgjati katër muaj, por prokuroria paraqiti prova kundër tyre, duke përfshirë mesazhe të shkruara nga një asistent parlamentar, i cili, disa muaj pas punësimit, kërkonte të njihej me eurodeputetin për të cilin supozohej se punonte. Le Pen dhe partia e saj Tubimi Kombëtar e dinin se gjyqi do të ishte një pengesë për ta, por ishin relativisht të qetë për procesin. Dhe akuzat kanë ndikuar pak në popullaritetin e Le Pen apo të Tubimit Kombëtar. Megjithatë, të pandehurit u zunë të papërgatitur kur prokurorët në nëntor kërkuan që ndalimet e menjëhershme nga kandidimi me gjatësi të ndryshme t’u jepej të gjithë të akuzuarve. Dënimet më të ashpra u rezervuan për Le Pen, pasi ajo u akuzua se kishte marrë pjesë në skemë si ish-eurodeputete dhe më pas e kishte drejtuar atë skemë si ish-presidente e partisë. Nëse Le Pen nuk arrin ta apelojë me sukses vendimin para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, Tubimi Kombëtar ka të ngjarë të drejtohet nga Jordan Bardella, presidenti besnik 29-vjeçar i partisë.
(Marine Le Pen dhe Jordan Bardella)
Dhe ndërsa e ardhmja e nacionalizmit populist në Francë rrallë ka qenë më premtuese se sa është sot, mungesa e përvojës së Bardella gjatë një fushate të profilit të lartë presidencial ka nxitur skepticizëm, madje edhe brenda radhëve të tij, nëse ai është i aftë për këtë detyrë.

Partia e Marine Le Pen, Tubimi Kombëtar është aktualisht partia më e madhe opozitare në Asamblenë Kombëtare të Francës. Me 89 deputetë, ajo ka tejkaluar grupet e tjera opozitare në madhësi dhe ndikim. Kjo përfaqëson një nivel të paprecedentë të përfaqësimit për të djathtën ekstreme në politikën moderne franceze.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI