Flash

Berisha: Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet në 2% të preventivit

Lapsi.al 31 March 2025
Berisha: Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet në 2%

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë planin qeverisës të PD-së për fushën e ekonomisë. Kreu i PD-së u shpreh se programin "Made in Albania" i hartuar nga PD, planifikon dhe synon të nxisë prodhimin vendas.

Berisha premtoi se nëse PD vjen në pushtet taksa e sheshtë do të jetë 10 përqind mbi të ardhurat jo nga paga, dhe do të ketë zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Berisha shtoi se taksa 3 përqind e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet dhe tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5 në 1 përqind.

Pjesë nga fjala e Berishës

Ekonomia, ekonomia, ekonomia është programi i Shqipërisë Madhështore.

Konsulta intensive janë zhvilluar me biznesin, me grupet e interesit ndaj dhe ato janë pasqyruar në programin tonë.

Kështu që sot po ju paraqes ju edhe njëherë të plotë programin e Made in Albania, programi që synon të nxisë prodhimin në Shqipëri, të ndezë motorët e prodhimit që po shuhen, po bien nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.

Përveç garancive ligjore të një kodi fiskal që do miratohet tre muajt dhe nuk do mund të ndryshohet, përveçse në rast se lehtësohet, jo rëndim për biznesin gjatë 4 viteve.

Pra, kodi fiskal që do miratohet 3 muajt e parë do mund të ndryshohet gjatë 4 viteve për rëndime, por vetëm për lehtësime.

Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore.

Vendoset taksa e sheshtë 10 përqind mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.

Taksa e sheshtë 10 përqind mbi të ardhurat jo nga paga.

Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.

Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore.

TVSH do ulet në 15 përqind, ikën tabuja 20 përqind.

Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18 përqind e çmimit të shitjes në 2 përqind të preventivit.

Shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minumimi 10fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe 20 apo 30fishuan atë.

Dhe e gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje.

Ose duke i shndërruar apartamentet në molla të ndaluara.

Jo vetëm kaq, por kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Euiropë, qiratë janë në nivelet më të lartat.

Ne e ndryshojmë rrënjësisht këtë situatë.

Taksa 3 përqind e strehimit social mbi çmimin e shitjes shfuqizohet. Nuk do ekzistojë.

Tarifa 1 përqind e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit shfuqizohet.

Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5 në 1 përqind.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira. Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësi...

08:32

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI