Flash

Nga penallti e karton i kuq në simulim: në Shkodër, Vllaznia dhe Teuta ndajnë pikët

Lapsi.al 30 March 2025
Nga penallti e karton i kuq në simulim: në Shkodër, Vllaznia dhe

Vllaznia dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola në një ndeshje që nisi e vakët, por mori ritëm vetëm në 25 minutat e fundit. Takimi i javës së 32-të në “Loro Boriçi” u mbyll 0-0, me të dyja skuadrat që zhvilluan një pjesë të parë të kujdesshme dhe një pjesë të dytë më të hapur, ku nuk munguan polemikat.

Vllaznia pati një mundësi të mirë në minutën e 24’, kur Dodaj u gjet në pozicion ideal për të shënuar, por nuk arriti ta çonte topin në rrjetë. Gjithsesi, aksioni u ndal më pas për shkak të një pozicioni jashtë loje të Mensah në ndërtimin e aksionit. Pak minuta më vonë, në të 28’, Teuta u shfaq për herë të parë rrezikshëm në zonën shkodrane, por Toma nuk arriti të kontrollonte topin e harkuar.

Lexo më tejÇudi në Korçë: Dinamo me rezerva, Skënderbeu e përmbys me poker në 25 minuta

Në minutën e 33’, Vllaznia kërkoi një penallti pas një kontakti në zonë me Mensah, por gjyqtari Ferataj e konsideroi gjithçka të rregullt, duke mos akorduar 11-metërsh për vendasit.

Nga penallti e karton i kuq në simulim

Loja u gjallërua ndjeshëm pas minutës së 70’, kur Toma pati një rast të artë për të kaluar Teutën në avantazh pas një krosi të Peposhit, por goditja e tij nuk gjeti portën. Vllaznia reagoi menjëherë dhe në minutën e 73’, portieri Vata ndërhyri me grusht për të larguar një goditje të rrezikshme nga krahu i djathtë i sulmit shkodran, ndërsa pak sekonda më pas, Jukaj largoi me vështirësi një tentativë nga distanca.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e99ec2c7508-1.mp4"][/video]

Teuta pati një mundësi të artë në minutën e 78’, kur Kapllani gjeti hapësirën për të goditur, por Jukaj ishte përsëri në vendin e duhur për të mohuar golin e miqve. Vetëm pak çaste më vonë, ndodhi episodi më i diskutuar i ndeshjes: Delaj u gjend i vetëm përballë portierit Vata dhe u rrëzua në zonë, duke bërë që gjyqtari Ferataj të akordonte fillimisht faull dhe karton të kuq për portierin e Teutës, i cili sipas tij kishte ndalur në mënyrë të parregullt sulmuesin shkodran. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, vendimi u ndryshua, duke e cilësuar rastin si simulim të Delajt, i cili në vend të një penalltie, u ndëshkua me karton të verdhë.

Në fund, ndeshja përfundoi pa gola, një rezultat që e mban Vllazninë në vendin e tretë, tashmë vetëm dy pikë pas Dinamos, ndërsa Teuta mbetet në vendin e gjashtë, me vetëm një pikë më shumë se zona e ftohtë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI