Flash

Napoli mund 2-1 Milan dhe ruan diferencën me Interin

Lapsi.al 30 March 2025
Napoli mund 2-1 Milan dhe ruan diferencën me Interin
Në ndeshjen e pasdites së javës së 30-të të Serie A, Napoli mundi Milanin 2-1. Të kaltrit iu përgjigjën menjëherë Interit duke mbetur pranë tij në garën për titullin. Në Maradona, djemtë e Antonio Conte vendosën që nga minuta e parë. Dhe pas vetëm 62 sekondash, kaluan në avantazh me Politano (2'). Lojtari shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Milanit për të kaluar Napolin në epërsi. Më tek ata rritën rezultatin me Lukaku (19'). Në pjesën e dytë, Milan ka mundësinë të ngushtojë diferencën në minutën e 69-të me 11-metërsh. Por Gimenez u mposht nga Meret, i cili ndali goditjen. Më pas, Jovic (84') ndezi më kot shpresat e Milanit. Kjo fitore mban Napoli-n 3 pikë pas Interit dhe siguron vendin e dytë me 6 pikë më shumë se Atalanta. Milan, në vendin e nëntë, e sheh gjithnjë e më larg zonën e Europës.

Ndeshja

Napoli kthehet në sistemin 4-3-3, ku Conte duhet të përballet me mungesën e  McTominay për shkak të gripit. Në vend të tij luan Gilmour, me Lobotka dhe Anguissa në mesfushë. Politano, Neres dhe Lukaku përpara. Conceiçao vendos në fushë Pavlovic në vend të Thiaw. Në pankinë Leao dhe luan me Joao Felix si sulmues i majtë, me Abraham në qendër.

Pjesa e parë

Në minutën e 2', Napoli kalon menjëherë në epërsi. Di Lorenzo pason për Politano, Theo Hernandez dhe Pavlovic nuk kuptohen dhe vonohen në ndërhyrje. Kjo lejon Politano të godasë me të majtën një top të pamundur për Maignan. Ky gol i ftohtë e trondit Milanin, i cili nuk arrin të reagojë. Kuqezinjtë kanë vështirësi në ndërtimin e lojës përballë mbrojtjes së fortë të Napoli-t.

Rreziku i parë për Milanin vjen në minutën e 11-të.  Walker pason në krahun e djathtë dhe Abraham nuk arrin të finalizojë. Më pas, në minutën e 15', Politano bën një tjetër krosim për Lukaku. Por Gabbia intervenon në kohë për të shpëtuar Milanin.

Në minutën e 19', Lukaku dyfishon avantazhin për Napoli-n. Walker dhe Pulisic gabojnë në pasimin e topit. Buongiorno merr topin dhe e kalon te Gilmour, i cili gjen Lukaku. Ai futet mes Gabbia-s dhe Pavlovic dhe përballë Maignan shënon me lehtësi.

Milan mbetet në vështirësi, ndërsa Napoli vazhdon të jetë i rrezikshëm. Në minutën e 32', kur Politano bën një kalim të bukur për Neres që godet  jashtë. Milan ka disa aksione me pasime të gabuara dhe dërgesa në terren të pasigurt. Në fund të 45 minutave, Reijnders provon një goditje nga këndi. Por ndalet në murin e mbrojtjes dhe rezultati mbetet 2-0 për Napoli-n.

Pjesa e dytë

Conceiçao bën një ndryshim menjëherë pas pushimit, duke e zëvendësuar Bondo-n me Leao. Megjithatë, dinamika e ndeshjes nuk ndryshon. Napoli vazhdon të kontrollojë topin dhe të lëvizë shpejt. Milan e rrit presionin, por nuk arrin të krijojë mundësi të rrezikshme.

Në minutën e 55', kur Leao dërgon një goditje të drejtë jashtë kuadratit të portës. Pas një mundësie tjetër të humbur nga Gimenez, Napoli mbron epërsinë e tij. Në minutën e 69', Milan ka mundësinë të rikthehet me një 11-metërsh të fituar nga Theo Hernandez. Por Gimenez godet gabim dhe Meret e ndalon goditjen.

Në minutën e 84', Jovic shkurton diferencën me një gol të shënuar nga afër. Pas një pasimi të Theo Hernandez, duke ngjallur shpresat e Milanit. Në shtesë, Jovic ka një mundësi tjetër për të barazuar, por gjuan jashtë kuadratit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI