Flash

Klajdi Thaçi dhe tri veprat e tij distopike në Panairin Ndërkombëtar të Leipzigut

Lapsi.al 30 March 2025
Klajdi Thaçi dhe tri veprat e tij distopike në Panairin

Nën moton “Fjalët lëvizin botën” është mbajtur Panairi i Librit në Leipzig, duke e kthyer qytetin gjerman, si çdo vit, në kryeqendrën botërore të librit. Për 4 ditë, nga e enjtja 27 mars deri të dielën 30 mars 2025, mijëra vizitorë u bënë pjesë e aktiviteteve, takimeve dhe bisedave të rëndësishme mbi letërsinë dhe leximin.

Edhe Shqipëria u përfaqësua në këtë panair nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe organizoi panele dhe diskutime me shkrimtarë e botues. Ndër zërat më të veçantë në letërsinë bashkëkohore shqipe, që ra në sy edhe në panair, ishte Klajdi Thaçi, një autor i ri shqiptar, tre librat e të cilit ishin pjesë e stendës së Shqipërisë.

"Pjesëmarrja në Panairin e Librit në Lajpcig të Gjermanisë ishte e paplanifikuar, ashtu si çdo gjë e bukur vjen në jetën tonë, pa na lajmëruar. Ndryshe nga ç'ndodh zakonisht, ku një pjesë dërrmuese autorësh botojnë pak ditë para "Panairit të Librit" në Shqipëri, unë zgjodha të botoj librin tim të fundit në shkurt, shumë muaj përpara se ai të nisë. Por "Porta e Shtatë" është një roman me fat, e kam ndjerë këtë që në krijimin e tij, dhe debutoi menjëherë në një prej panaireve më të rëndësishme të Librit në Europë. Edhe dy romanet e tjerë të mitë ishin prezent në stendën e Shqipërisë. Falënderoj për këtë shtëpinë botuese "Dituria" dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit", u shpreh Thaçi.

Autori i tre librave: “Sfidat e një humani” (2021), “Në mbretërinë e së vërtetës” (2022) dhe “Porta e Shtatë” (2025) spikat për origjinalitet, risi dhe guxim në krijimtarinë e tij. Veprat e Thaçit, pjesë e zhanrit të letërsisë distopike, kanë qenë ndër librat më të kërkuar në librari përgjatë muajit mars.

Reflektime mbi Panairin

Thaçi e ka cilësuar pjesëmarrjen e tij si një eksperiencë të rëndësishme, gati-gati transformuese. Ai theksoi madhështinë e panairit, por edhe vlerësimin për përkushtimin e lexuesve, disa të veshur si personazhet e tyre të preferuar, që prisnin në radhë të gjata me durim për të marrë pjesë. Thaçi theksoi rëndësinë e panaireve të tilla në forcimin e lidhjeve ndërmjet autorëve, botuesve dhe lexuesve, duke e parë librin si një mjet thelbësor për ndërgjegjësimin dhe emancipimin kombëtar.

"Panairi i Lajpcigut është gjigand në përmasa, shumë më i madh se një stadium, me disa ndarje dhe një rradhë të gjatë lexuesish që qëndronin në pritje. Më bëri veçanërisht përshtypje serioziteti me të cilin lexuesit kishin ardhur në event, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin veshur si personazhet e preferuara të librave, por dhe disiplina, qëndrimi në një radhë aq të gjatë, vetëm për të qenë pjesë në event. Uroj, që të tilla radhë të krijohen një ditë edhe në Tiranë, dhe që kultura e leximit të zhvillohet e libri të marrë vëmendjen që i takon, si një mjet i pashmangshëm për emancipimin e ndërgjegjësimin e një kombi", tha autori.

Takimi me lexues me prejardhje të ndryshme, duke përfshirë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, e pasuroi më tej përvojën e tij.

"Në Panair u takova me lexues nga Shqipëria, që jetonin në Gjermani, por kishte dhe mjaft lexues nga e gjithë bota që vinin në stendë, kuriozë për botimet nga Shqipëria. Pata mundësi të lidhesha dhe të shkëmbeja përvoja me shkrimtarë, botues dhe lexues me prejardhje diverse. Gjithçka që mora nga ky event ishin pikërisht ato që më duheshin dhe me siguri, për lexuesit dhe dashamirësit e librave të mi, do të ketë edhe surpriza të tjera që do të zbulohen kohë pas kohe", vijoi autori.

Mbi Panairin e Librit në Leipzig

Panairi i Librit në Leipzig është një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e librit. Ai shërben si grumbullimi më i rëndësishëm pranveror për botuesit, autorët dhe entuziastët e letërsisë. Që nga debutimi i tij i parë në 1632, ai ka evoluar në një panair të njohur me ndikim mbarëkombëtar dhe evropian.

Panairi i Librit në Leipzig synon të sjellë librat dhe letërsinë në qendër të vëmendjes së publikut. Ai bashkon të gjithë botën botuese nën një çati dhe ofron një spektër të gjerë temash - nga letërsia artistike dhe jo-fiction deri te letërsia për fëmijë dhe të rinj, si dhe botime akademike dhe të specializuara. Një fokus i veçantë është vendosur në mbështetjen e autorëve të rinj dhe në nxitjen e lidhjeve midis botuesve, autorëve dhe lexuesve.

Panairi ofron një program të larmishëm si për profesionistët e industrisë ashtu edhe për publikun e gjerë. Ai trajton trendet aktuale letrare, duke diskutuar tema të industrisë dhe duke prezantuar perspektiva të reja përmes temave që ndryshojnë çdo vit. Me një histori gati 400-vjeçare, Panairi i Librit në Leipzig është një nga panairet e pakta me një traditë kaq të gjatë. Prania e tij e qëndrueshme nënvizon domethënien e Leipzigut si një qytet i librave – një trashëgimi e rëndësishme kulturore që vazhdon të kultivohet në mënyrë aktive edhe sot. Shqipëria u bë pjesë e Panairit të Leipzigut për herë të parë në vitin 2015.

Të këshilluara

Microsoft lançon sistemin e ri AI

Microsoft po lançon një sistem të ri AI që shikon gjithçka që përdoruesi i tij bën në kompjuterin e tyre. Sistemi synon të jetë sikur të ketë një "memorie fo...

16:39

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI