Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Çudi në Korçë: Dinamo me rezerva, Skënderbeu e përmbys me poker në 25 minuta

Lapsi.al 30 March 2025
Çudi në Korçë: Dinamo me rezerva, Skënderbeu e

Skënderbeu është rikthyer fuqishëm në kampionat, duke mposhtur Dinamon me rezultatin befasues 4-1, I pazakontë për një skuadër të vendit të fundit që mposht ekipin e vendit të dytë. Sfida nisi me një avantazh të hershëm për blutë, por korçarët përmbysën gjithçka falë një triplete spektakolare të Nasr dhe një penalltie të realizuar nga Nikaj.

Start me gol e pastaj... asgjë

Dinamo e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 9’. Doci shërbeu për Qardakun, i cili u gjet i lirë në zonë dhe nuk e pati të vështirë të mposhte Rrokun, duke i dhënë avantazhin miqve. Skënderbeu reagoi me një rast të rrezikshëm në minutën e 21’, kur Juri nxori një top të mirë për Nasr, por Bismark ndërhyri në momentin e fundit, duke larguar rrezikun për Dinamon.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e95edcc6852.mp4"][/video]

Korçarët vijuan të kërcënonin dhe në minutën e 35’, Sabo provoi me një gjuajtje nga distanca, por Teqja e ndali me sukses. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Nasr tentoi me një roveshatë spektakolare, por topi nuk gjeti kuadratin.

Poker në 25 minuta

Pjesa e dytë nisi me polemika, pasi në minutën e 47’, Juri dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë, por goli u anulua nga arbitri Alla pas konsultimit me VAR-in, që sinjalizoi një parregullsi. Megjithatë, në minutën e 55’, Skënderbeu gjeti barazimin me Nikajn, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar shifrat në 1-1.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e96d8ecc218.mp4"][/video]

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Nasr mori një top të shkëlqyer dhe mposhti Teqjan pa më të voglin hezitim, duke përmbysur rezultatin në favor të Skënderbeut. Ekipi korçar nuk u ndal këtu dhe në minutën e 69-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Bismark shërbeu saktësisht për Nasr, i cili realizoi golin e tij të dytë personal, duke thelluar avantazhin në 3-1.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e96fa2cc4b7.mp4"][/video]

Trajneri Ernest Gjoka reagoi menjëherë me tre zëvendësime, për të ruajtur lojtarët për ndeshjen e ardhshme me Laçin, duke hequr nga loja Nikajn, Estrelan dhe Sabon për t’i dhënë hapësirë Balajt, Janaqit dhe Lukinhas. Por pavarësisht ndryshimeve, Skënderbeu vijoi të dominonte dhe në minutën e 80’, Nasr vulosi rezultatin me golin e tij të tretë personal, duke kompletuar një tripletë spektakolare dhe duke i dhënë ekipit të tij një fitore të rëndësishme.

Lexo më tej: Skënderbeu “i fal” kualifikimin Dinamos: 0-4, me 10 lojtarë korçarët e humbasin fare

"Nuk është çështje impenjimi. Nuk kemi rast dhe kohë për të neglizhuar diçka. Shyqyr që patëm një Dinamo të cunguar. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim që ndeshje të jetë këshut. Po të shikosh të gjitha ndeshjet, pjesa e parë ka qenë shumë e vështirë për ne, pothuajse në çdo ndeshje - tha Gjoka, që pastaj u ngacmua në lidhje me Kupën, kur luajti me lojtarët e rinj ndaj Dinamos, që i ktheu reston - Unë s’besoj se na ktheu reston, por di që ka pasur lojtarë të dëmtuar”, tha Gjoka.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e970a86af14.mp4"][/video]

Me këtë sukses, korçarët largohen nga vendi i fundit dhe ngjiten në vendin e 7’, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e dytë, duke humbur një mundësi për t’u afruar më shumë me kreun. Tekniku Ilir Daja, pas ndeshjes, është munduar të justifikojë przencën e linjave të dyta në fushë: “Lojtarët e rinj bënë një pjesë të parë goxha të mirë duke ditur që janë lojtarë të U-19 se, në ndeshjen e fundit kishim 3 lojtarë mangët, Lorran, Aliji dhe Toli, ishim të detyruar ti merrnim nga U-19. Në pjesën e dytë dhe nga marrja e dy golave të shpejtë dhe rëndimin e fushës u prishën ekuilibrat. Nuk kishim alternativa të tjera, sot paradite vendosëm kush do të jetë para mbrojtjes, vetëm Karamba mund të luante 45 minuta, Gudiabi mund të luante pak dhe Qefalija kishte probleme, nuk kishim zgjedhje tjetër, i përdorëm të gjithë lojtarët që kishim në pozicion”.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e973f9f0184.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI