Flash

Hodhën në treg fileto pule me salmonelë, procedohen administratorët e dy kompanive

Lapsi.al 29 March 2025
Hodhën në treg fileto pule me salmonelë, procedohen

Një ditë pasi u zbulua se në treg është hedhur mish pule i kontaminuar me salmonelë e importuar nga Brazili, policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arben Hoxhën pronarin e kompanisë AMG. Ndërkohë nën hetim është i vëllai, Mondi Goxha, pronarin i firmës “diMal”.

Të dy akuzohen nga policia e Tiranës se kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Në hetim janë në hetim 3 inspektorë të AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Arben Hoxha është pronari i kompanisë ‘AMG Food' e cila ka importuar nga Brazili mishin e pulës me salmonelë. Ndërkohë nën hetim është i vëllai, Mondi Goxha pronar i firmës “diMal’ linjë e përpunimit dhe magazinimit të produkteve të mishit.

Në një reagim të saj kompania diMal.inc thotë se asnjë sasi nga lotet e kontaminuara nuk është përdorur në prodhimin e produkteve ose nënprodukteve tona dhe se grupi i identifikuar nuk është aktualisht në prodhim.

Ndërkohë kompania ‘AMG Food’, që importoi mishin e pulës nga Brazili informoi se janë siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu.

Njoftimi i policisë

Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI