Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Festa në një banesë në Uashington kthehet në tragjedi, dy të rinj humbin jetën

Lapsi.al 29 March 2025
Festa në një banesë në Uashington kthehet në tragjedi,

Dy të rinj kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri që e ktheu një festë në banesë në një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në jug të Tacomas në Uashington. Viktimat dhe të plagosurit raportohet se ishin të moshave nga 16 deri në 21 vjeç. Aktualisht të plagosurit ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën

Pak para orës 12:30 të mëngjesit, me kohën lokale, autoritetet policore u njoftuan për 30 deri në 40 të rinj që vraponin dhe bërtisnin ndërsa disa telefonues raportuan se kishte shpërthyer një sherr në rrugë. Gjatë të shtënave me armë zjarri janë dëmtuar shtëpitë dhe automjetet që gjendeshin përreth. Autoritetet amerikane bënë kontrolle në këto shtëpi aty dhe nuk është raportuar asnjë i lënduar, ndërsa njoftuan se u gjetën dy armë dhe gëzhoja të shpërndara nëpër rrugë. Lidhur me ngjarjen, mediat e huaja bëjnë me dije se një i mitur është dërguar në paraburgim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI