Flash

Festa e Fiter Bajramit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë

Lapsi.al 29 March 2025
Festa e Fiter Bajramit, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë

Kreut të KMSH-së, Bujar Spahiu u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fiter Bajramit. Kreu i KMSH-së në një mesazh në rrjetet sociale, uron që Fiter Bajrami të sjellë haroni në familjen e çdo shqiptari. Ai thekson se nuk duhet harruar që pjesë të gëzimit të bëhen edhe të varfërit, të sëmurët dhe të moshuarit.

Ai tha gjithashtu se agjërimi ishte një “shkollë” një mujore për secilin prej besimtarëve dhe gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt.

Urimi i plotë i kreut të KMSH-së:

Të dashur motra dhe vëllezër kudo që ndodheni

Sot, besimtarët myslimanë po përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Po i japim lamtumirën e fundit muajit të bekuar, që la pas falje e mëshirë për secilin.

Nesër është festë, është Fiter Bajrami!

“Hani e pini të gëzuar, ngase këtë e keni fituar në ditët e kaluara.” (El-Hakka, 24)

Ne, sot i lutemi Zotit të Madhëruar – Mëshiruesit e Bamirësit, që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është, fund e kye, një mirësi e madhe për ne, në Ditën e Ringjalljes të ndërmjetësojë tek Zoti për ne, duke thënë: “O Zot! Unë i kam penguar këta gjatë ditës nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësitë e tjera të ndryshme; pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre.”

Të nderuar motra dhe vëllezër!

Agjërimi ishte një “shkollë” një mujore për secilin prej nesh.

Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt.

Mëson se falja është më me vlerë se hakmarrja.

Mëson se përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi.

Mëson vetëdisiplinimin, vetëkontrollin dhe vetedukimin.

Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazan, por desha të theksoj një çështje me rëndësi, mbi të cilën duhet të përqendrohemi me seriozitet dhe sinqeritet: drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm, duhet t’i vazhdojmë më tej.

Të nderuar vëllezër, ruajeni atë që e fituat në Ramazan!

Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë.

Por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit edhe të varfërit, të sëmurët, të moshuarit, për të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit për sikletet e tyre, japim edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë.

Uroj që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari!

Fitër Bajrami le të na shërbejë si moment i vetëdijesimit tonë që të respektojmë dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore!

Qoftë ky Bajram një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj!

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI