Flash

Në bisedat e “SKY ECC” për trafik kökaine, lirohet politikani shqiptar në Belgjikë

Lapsi.al 29 March 2025
Në bisedat e “SKY ECC” për trafik kökaine, lirohet

Ish-kryetari i komunës Mortsel në Belgjikë, Amarildo Vllazeria i cili u arrestua të martën për t'u marrë në pyetje lidhur me një hetim për një bandë droge, mohon përmes avokatit të tij të ketë qenë i përfshirë në ndonjë vepër penale.

27-vjeçari me origjinë shqiptare është liruar me kushte pas marrjes në pyetje, ndonëse prokuroria publike thotë se ka indikacione të rënda për fajësi.

Sipas mediave vendase, arrestimi erdhi si pjesë e një hetimi të nisur pas mesazheve të hakuara nga platforma 'Sky ECC'. Banda e shënjestruar mësohet se është përfshirë në import dhe eksport të drogës si dhe transportin e tyre në periudhën 2020-2021.

Autoritetet kanë kryer kontrolle në shtëpinë e tij pranë qytetit Mortsel. Raportohet se ish-kryetari Vllazeria nuk u rizgjodh këtë mandat legjislativ, por do të bënte betimin si këshilltar bashkiak të martën në mbrëmje, që nuk ndodhi për shkak të arrestimit.

Ndërkohë avokati i 27-vjeçarit shqiptar pretendon se i riu nuk ka kryer asnjë vepër penale. Ai thotë se Vllazeria nuk ka abuzuar me asnjë mandat politik, e ka bërë punën me nder dhe po bashkëpunon plotësisht me hetimin duke shpresuar për drejtësi.

“Fakti që ai ka poseduar për një periudhë të shkurtër kohe, për arsye të kuptueshme profesionale, një llogari që konsiderohet e dyshimtë në kuadër të një hetimi më të gjerë, në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet vepër penale. Klienti i tij po bashkëpunon plotësisht me hetimin dhe pret rezultatet e tij me besim. Ai shpreson që hetimi gjyqësor të përfundojë me urgjencën e nevojshme, në mënyrë që çdo dyshim t'i jepet fund”, tha avokati i tij Jan Swennen.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI