Flash

Bardhi: Rama prezantoi programin e PD, duhet të largohet qeveria e tij e korruptuar

Lapsi.al 29 March 2025
Bardhi: Rama prezantoi programin e PD, duhet të largohet qeveria e tij e

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi reagoi pas prezantimit të programit nga kryeministri Edi Rama.

Bardhi shkruan se Rama ka marrë programin e Partisë Demokratike dhe e prezantoi si të vetin me premtime të njëjta si rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe pagën mesatare në 1200 euro. Gazment Bardhi shton se Rama pranoi sot se programi i PD është i realizueshëm ashtu siç edhe u premtua nga vetë demokratët më herët.

Reagimi i plotë:

Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë, dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!

Pa dashur sot duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga eksprtë vendas dhe ndërkombëtar.

Por për t'u realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.

Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.

Me PD pas 11 Majit:

Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.

Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.

Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.

Do të dyfishojmë pensionet.

Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. #ShpëtoShqipërinë

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI