Flash

Schumacher, zbulimi i ri: “Nuk mund të flasë më, i duhet asistencë për gjithçka”

Lapsi.al 28 March 2025
Schumacher, zbulimi i ri: “Nuk mund të flasë më, i duhet

Michael Schumacher nuk mund të flasë më dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm 24 orë në ditë. Përditësimin mbi gjendjen shëndetësore të kampionit shtatë herë të botës, më shumë se 10 vjet pas aksidentit të tij tragjik gjatë skijimit, e ka dhënë Felix Gorner, një gazetar gjerman i konsideruar si një nga njerëzit më të afërt me familjen e ish-pilotit të Ferrarit.

Gjatë një interviste për televizionin RTL, Gorner zbuloi gjithashtu se vetëm 20 persona, mes familjarëve, miqve dhe stafit mjekësor, mund t’i afrohen Schumacher-it, duke konfirmuar rezervën e madhe me të cilën familja e tij, e vendosur në Zvicër, ka zgjedhur të përballojë këtë situatë. “Michael është tërësisht i varur nga kujdesi i vazhdueshëm,” – tha Gorner. – “Ai nuk komunikon më me fjalë, nuk mund të shprehet më verbal. Është një realitet shumë i dhimbshëm për t’u pranuar”.

Lexo më tej: Schumacher, njëmbëdhjetë vite jetë pezull: familja, procesi e trashëgimia sportive

Prej vitesh, familja ka mbajtur heshtje për gjendjen e ish-pilotit, një vendim i marrë qëllimisht nga bashkëshortja e tij, Corinne, për të shmangur – sa më shumë të jetë e mundur – spekulimet dhe lajmet e pavërteta. “Vetëm një rreth shumë i ngushtë, më pak se 20 persona, ka akses të drejtpërdrejtë tek ai. Mendoj se është zgjedhja më e drejtë. Të afërmit e tij gjithmonë kanë menaxhuar me shumë diskrecion çdo aspekt të jetës së tij personale dhe nuk kanë bërë asnjë përjashtim as pas aksidentit,” – shtoi Gorner.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI