Flash

Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it

Lapsi.al 28 March 2025
Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”.

“Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona për ndihmë të huaj për të qenë në linjë me atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara dhe shtetasit tanë”, është thënë në komunikatë.

Mes tjerash është përmendur se Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i e kanë njoftuar Kongresin për synimin e tyre “për të nisur një riorganizim të disa funksioneve të USAID-it me Departamentin e Shtetit prej 1 korrikut, dhe për t'i pushuar funksionet ekzistuese të USAID-it që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës”.

Pak pas nisjes së mandatit të dytë të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE), në krye me miliarderin Elon Musk, ka nisur të zvogëlojë USAID-in dhe pjesën që ka mbetur e ka përfshirë në Departamentin e Shtetit.

Prej atëherë, administrata amerikane ka përjashtuar nga puna qindra punëtorë dhe kontraktorë, dhe ka shkëputur kontrata për projekte në vlera miliardëshe, prej të cilave varen dhjetëra miliona njerëz në botë. Rubio ka thënë më herët gjatë muajit që më shumë se 80 për qind e të gjitha programeve të USAID-it veçse janë pezulluar.

USAID-i njihej si agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe ndihmave për zhvillim. Ajo vepronte në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë çdo vit ndihma në vlerë të miliarda dollarëve. USAID-i ka qenë i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës./ REL

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI