Flash

Partizani kthen trajnerin që e shpalli kampion: Gega ka 5 ndeshje, pastaj titulli

Lapsi.al 28 March 2025
Partizani kthen trajnerin që e shpalli kampion: Gega ka 5 ndeshje, pastaj
Skënder Gega rikthehet në krye të pankinës së Partizanit, në mënyrë të befasishme. Situata e vështirë me të kuqtë që në 2025 kanë një ritëm për rënie nga kategoria, ka bërë që presidenti Gazment Demi të ndërhyjë menjëherë. Pasi dështoi me trajnerë të huaj, apo edhe me drejtorin Abilaliaj në rolin e trajnerit, atëherë vëmendja u kthye te një nga njerëzit që fituan titullin me Partizanin. Gega tashmë ka 5 ndeshje provë, për të bërë gati skuadrën, në mënyrë që të synojë titullin kampion në Final 4. Lexo më tejÇudia/ Ktheu titullin kampion pas 26 vjetësh: Gega largohet nga Partizani Në sezonin 2018-19 Gega udhëhoqi Partizanin drejt titullit kampion, në vitin e parë në pankinë. Ishte një rikthim i të kuqve te titulli pas 26 vjetësh mungesë dhe tani Demi shpreson që trajneri të ketë të njëjtin efekt. Tekniku ka firmosur një kontratë edhe për vitin e ardhshëm, por do të kërkojë titullin që në këtë periudhë, duke qenë se skema e kampionatit ja lejon.

NJOFTIMI I KLUBIT

???̈???? ???? ????????? ??̈ ????̈?? FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama dhe drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega. Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesen e mbetur te sezonit me opsion rinovimi edhe per sezonin e ardhshem. Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 - 2019 MirëseriktheheshnëfamiljenekuqeSkënderGega
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI