Flash

Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku/ Berisha: Kjo çështje merr përgjigjen më 11 maj

Lapsi.al 28 March 2025
Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku/ Berisha: Kjo çështje merr

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në konferencë se mungesa e ilaçeve në Spitalin Onkologjik është një nga çështjet që do të marrë përgjigjen përfundimtare më 11 maj. Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama po kryen korrupsion dhe krime kundër njerëzimit, pasi sipas tij ai blen "një vazo 4-5 milionë në oborr të kryeministrisë dhe nuk i çon ilaçet për të sëmurët te Onkologjiku". Ai u shpreh më tej se Rama ka krijuar shpërfillje për njerëzit, ndërsa shtoi se në 8 miliardë euro buxhet, la vetëm 16 milionë për pensionistët.

"E drejtë është vërejtja juaj, partia duhet të reagojë dhe ka reaguar. Por duhet të reagojë më shumë. Por një gjë themi ne, në mënyrë absolute ky problem merr zgjidhje pas 11 majit. Sepse me këta është i pashpresë korrigjimi. Shpesh ndodh se njerëzit thonë, të gjitha nuk i ka Edi Rama, i kanë ata përreth. Por Edi Rama e di se një i sëmurë me kancer nuk mund të rrijë kurrë pa ilaç. Ta zëmë se nuk ka gisht në ato vjedhje, po atëherë si e toleron, si e pranon një gjë të tillë, si ka shpirt ai të blejë një vazo 4-5 milionë në oborr të kryeministrisë dhe të mos i çojë ilaçet për të sëmurët në Spitalin Onkologjik, si mundet ai që të hapë një shishe 36 mijë euro dhe të mos e lërë atë për kurën e të sëmurëve? Këto janë krime, këto futen te krime kundër njerëzimit. Dhe ky është korrupsioni.

Edhe Beqja, edhe Manastirliu, këta kanë vjedhur gjithçka me Ramën ose nën mbrojtjen e tij. Si mundet një kryeministër kur dëgjon, siç është rasti që keni paraqitur, që është pa ilaç, po detyra e tij më e parë është të marrë atë ilaç kudo që ndodhet në botë dhe ta sjellë me urgjence për të sëmurin. Po nuk ka shpirt. Ky njeri nga arsye komplekse ka krijuar një shpërfillje absolute për njerëzit. Si ka mundësi ky në 8 miliardë euro buxhet, të lërë vetëm 16 milionë për pensionistët? Po ku shkon? Çfarë të thotë mendja ty? Ti nuk i konsideron ata. I shumëzon me zero. Edhe kjo me të sëmurët. Ai duhet të të falenderojë ty për njoftimin që jep dhe të urdhërojë sjelljen brenda 24 orësh të ilaçit. Por nuk e bën, nuk ka shpirt. Por këto punë me 11 maj marrin përgjigjen përfundimtare.", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI