Flash

Meloni: Jam dakord me deklaratën e zv. presidentit amarikan, Europa është e humbur

Lapsi.al 28 March 2025
Meloni: Jam dakord me deklaratën e zv. presidentit amarikan, Europa

Kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se është dakord me deklaratën e zv. presidentit amarikan JD Vance se Evropa është pak e humbur. Meloni në intervistë për të përditshmen “Financial Times” tha se Italia nuk duhet të zgjedhë mes SHBA dhe BE, ndërsa komentoi edhe forcën e sigurisë për Ukrainën.

Kryeministrja italiane tha se ishte në interesin e të gjithëve për të kapërcyer tendosjet në marrëdhëniet transatlantike, duke i përshkruar reagimet e disa liderëve europianë ndaj Donald Trump si shumë politike.

Meloni bëri të qartë se nuk e shihte presidentin amerikan si kundërshtar dhe se do të vazhdonte të respektonte aleatin e parë të Italisë. Meloni madje shprehu dakordësinë me qëndrimet e zëvendëspresidentit amerikan Vance për Europën në Konferencën e Mynihut

"Unë jam konservatore. Trump është një lider republikan. Sigurisht që jam më afër tij se me shumë të tjerë, por e kuptoj një lider që mbron interesat e tij kombëtare. Marrëdhëniet tona me SHBA-në janë marrëdhëniet më të rëndësishme që kemi. Italia mund të ketë marrëdhënie të mira me [Shtetet e Bashkuara] dhe nëse ka diçka që Italia gjithashtu mund të bëjë për të shmangur një konfrontim [të SHBA] me Europën dhe për të ndërtuar ura, unë do ta bëj këtë dhe është në interes të evropianëve.

"Më duhet të them se jam dakord. Këtë e kam thënë prej vitesh… Europa e ka humbur pak veten. Kritika e Trump ndaj Evropës nuk kishte për qëllim popullin e saj, por klasën e saj sunduese... dhe idenë se në vend që të lexoni realitetin dhe të gjeni mënyra për t'u dhënë përgjigje njerëzve, ju mund të impononi ideologjinë tuaj mbi njerëzit", tha Meloni.

Ndërsa Komisioni është zotuar të hakmerret kundër tarifave doganore të Trump, Meloni dëshiron që BE të ruajë qetësinë e saj. Kryeministrja italiane mbetet skeptike në lidhje me propozimin francez dhe britanik për një forcë sigurie europiane për Ukrainën, që sipas saj mund të shihet nga Moska si një provokim.

Në vend të kësaj, ajo mbron shtrirjen e klauzolës së mbrojtjes reciproke të Nenit 5 të NATO-s në Ukrainë pa e pranuar në fakt Kievin në aleancë gjë që ajo pretendon se do të ishte më e lehtë dhe më efektive se propozimet e tjera.

"Ndonjëherë kam përshtypjen se ne thjesht përgjigjemi instinktivisht. Në këto tema ju duhet të thoni, 'Ruhuni të qetë, djema. Le të mendojmë'. Ne duhet të jemi të kujdesshëm këtu. Kjo mund të shihet më shumë si një kërcënim," tha Meloni.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI