Flash

Mbappé, Vinicius, Rudiger e Ceballos, gati dënimi në Champions: provokuan tifozët

Lapsi.al 28 March 2025
Mbappé, Vinicius, Rudiger e Ceballos, gati dënimi në Champions:

UEFA ka njoftuar hapjen e një hetimi mbi një shkelje të mundshme të Rregullores Disiplinore të UEFA-s nga disa lojtarë të Real Madrid pas ndeshjes në Metropolitano. Hetimi është përqendruar te Rüdiger, Mbappé, Ceballos dhe Vinicius për sjelljen e tyre gjatë festimeve pas kualifikimit në çerekfinale, pas eliminimit të Atlético Madrid në Champions League.

Njoftimi i UEFA-s

Një inspektor etik dhe disiplinor i UEFA-s është caktuar për të hetuar akuzat për sjellje të pahijshme nga lojtarët e Real Madrid (Antonio Rüdiger, Kylian Mbappé, Daniel Ceballos Fernández dhe Vinícius Júnior) gjatë ndeshjes së 1/8-ave të UEFA Champions League mes Atlético Madrid dhe Real Madrid më 12 mars 2025.

UEFA hap hetim për Rudiger, Mbappé, Vinicius dhe Ceballos

Katër lojtarë të Real Madridit janë nën hetim për “sjellje të pahijshme” gjatë ndeshjes së Champions League kundër Atlético Madridit. UEFA ka emëruar një inspektor disiplinor për të shqyrtuar akuzat, të cilat ende nuk janë bërë publike, por disa detaje kanë dalë në pah.

• Rüdiger është nën hetim për një gjest ku vendosi dorën rreth qafës së tij.

• Mbappé akuzohet për një veprim të pahijshëm me duart në zonën intime.

• Vinicius dyshohet për një përplasje me tifozët kundërshtarë, si para ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Disa burime nga media kanë raportuar se Atlético Madrid ka dorëzuar një ankesë për sjelljen e lojtarëve të Real Madrid. Pas gjuajtjeve të penalltive, festimet e Real Madrid në një stadium ku dominonin tifozët e Atleticos u shoqëruan me tensione. Jude Bellingham, për shembull, shmangu përplasjet duke goditur me kokë një shishe plastike që i ishte hedhur nga tribuna. Ndërkohë, Vinicius vendosi fanellën e tij në tokë, përballë tifozëve kundërshtarë, dhe më pas e tregoi me gisht stemën e Real Madrid, duke i provokuar ata.

Lexo më tej: Real festë në Madrid, Atletico jashtë me penallti: Arsenal e Villa në çerekfinale

Tani, gjykatësi hetues do të mbledhë të gjitha informacionet dhe Real Madrid pritet të paraqesë argumentet e tij për të shmangur ndëshkime apo pezullime të mundshme.

Precedenti me Cristiano Ronaldo e Simeone: vetëm një gjobë

Në vitin 2019, UEFA e gjobiti Cristiano Ronaldo me 20,000 euro për një gjest të pahijshëm pas fitores së Juventus në ndeshjen e 1/8-ave të Champions League kundër Atlético Madrid. Portugezi, i cili shënoi tre gola dhe eliminoi Atletico, imitoi një gjest të trajnerit Diego Simeone nga ndeshja e parë. Simeone kishte marrë të njëjtën gjobë për sjelljen e tij.

Real Madrid shpreson që ky precedent të ndikojë në vendimin për lojtarët e tij, duke evituar dënime të rënda dhe duke u mjaftuar vetëm me një gjobë financiare.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI