Flash

Depay tall kundërshtarët me ‘cirk’, finalja përfundon me sherr pas 18 minutash shtesë

Lapsi.al 28 March 2025
Depay tall kundërshtarët me ‘cirk’, finalja përfundon
Në Brazil u zhvillua akti i fundit i kampionatit shtetëror Paulista, me ndeshjen e kthimit mes Corinthians dhe Palmeiras. Titulli përfundoi në duart e Timao-s, ku u dallua figura e Memphis Depay, i cili fitoi trofeun e tij të parë në Amerikën e Jugut. Holandezi ishte protagonist që në ndeshjen e parë, ku asistoi në golin e fitores, ndërsa në kthim bëri bujë me sjelljen e tij. Me ndeshjen në barazim 0-0 në minutën e 90’, që nënkuptonte triumfin e Corinthians pas fitores në sfidën e parë, Depay vendosi të mbante topin për të humbur kohë në mënyrën më poshtëruese për kundërshtarët: ai hipi mbi të me të dyja këmbët. Kjo ndezi gjakrat, duke shkaktuar një sherr masiv mes 22 titullarëve dhe lojtarëve nga stoli.

Gjesti provokues i Depay dhe sherr i çmendur në fushë

Gjithçka ndodhi pikërisht në minutën e 90’, pas një loje tepër të ekuilibruar, ku rezultati 0-0 i favorizonte vendasit falë fitores në ndeshjen e parë. Depay, i cili që prej mbërritjes në Brazil është kthyer në një yll të padiskutueshëm për tifozët e Corinthians, provokoi kundërshtarët me një lëvizje të pazakontë: ai mori topin afër flamurit të këndit dhe, në vend që të krosonte, bëri një lëvizje finte dhe më pas hipi mbi sferën me të dyja këmbët. Një veprim antisportiv, i cili mund të ndëshkohej ashtu siç ka ndodhur kohët e fundit në Kolumbi me një rast të ngjashëm, dhe që shkaktoi një reagim të ashpër nga lojtarët e Palmeiras. Për disa çaste, fusha u shndërrua në një ‘gjueti’ ndaj Depay, me lojtarët e Palmeiras që u përpoqën ta kapnin, ndërsa shokët e tij të skuadrës e mbronin. Situata degradoi shpejt në një sherr masiv, ku u përfshinë të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stolit, duke bërë të pamundur qetësimin e situatës. Për të rivendosur rendin, u desh ndërhyrja e VAR-it.

Ndërhyrja e VAR-it dhe festa e Depay: trofeu i parë në Brazil

Në minutën e 90’, gjyqtari dhe asistentët e tij nuk arritën të qetësonin situatën, ndaj u detyruan të konsultonin teknologjinë. Pas rishikimit të pamjeve, u ndëshkuan me karton të kuq José Martínez nga Corinthians dhe Marcelo Lomba nga Palmeiras. Megjithatë, kjo nuk e ndali Timao-n të festonte triumfin pas një kohe shtesë të pafundme prej 18 minutash. Depay, pas dy vitesh pa trofe, më në fund ngriti një kupë në qiell – të fundit e kishte fituar me Barcelonën, Superkupën e Spanjës në fillim të vitit 2023.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI