Flash

Revoltat kundër Hamasit ngjarje të rralla, qindra vetë protestojnë në Gazë

Lapsi.al 27 March 2025
Revoltat kundër Hamasit ngjarje të rralla, qindra vetë

Për të dytën ditë radhazi qindra palestinezë dolën në një protestë kundër Hamasit për të shprehur zemërimin e tyre për gjendjen në Gazë. Në Rripin e Gazës pati për të dytën ditë radhazi protesta të mëdha për përfundimin e luftës me Izraelin si dhe kundër Hamasit. Mijëra palestinezë demonstruan në disa zona të rajonit, si Beit Lahia dhe në Qytetin e Gazës në veri, dhe në Chan Junis në rajonin bregdetar jugor.

Revoltat kundër Hamasit ngjarje të rralla

Protesta dhe shpërthime publike kundër Hamasit në Rripin e Gazës janë të rralla. Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se sipas dëshmitarëve okularë, protestuesit bënë thirrje për t'i dhënë fund luftës me Izraelin.

Protesta kundër Hamasit filloi të martën në qytetin verior të Gazës, Beit Lahiya, ku ishin mbledhur rreth 3,000 vetë, që brohorisnin "Populli do rënien e Hamasit", njoftoi agjencia e lajmeve AP. Veriu i Gazës është goditur veçanërisht rëndë gjatë luftës. Shumica e infrastrukturës së kësaj zone është rrënuar dhe nga kjo zonë ka pasur shumë të zhvendosur.

Në lagjen Shijaiyah të qytetit të Gazës, e cila është goditur rëndë nga sulmet, dhjetëra burra që ishin mbledhur në protestë brohoritën "Jashtë,Hamasi, Jashtë!" . Në qytetin e Gazës protestuesit mbanin pankarta, në të cilat shkruhej "Hamasi nuk na përfaqëson".

Hamasi nuk u kundërvihet protestave

Më parë Hamasi kishte përdorur dhunë ne rast protestash kundër kësaj organizate. Kurse gjatë protestave të tanishme në Rripin e Gazës, thuajse nuk pati asnjë ndërhyrje nga grupi militant.

Ky demonstrim i rrallë i mospajtimit ndaj grupit militant Hamas vjen më shumë se një javë pasi ushtria izraelite rifilloi fushatën e saj të bombardimevepas gati dy muajsh armëpushimi./DW

Të këshilluara

Rama: Ne bëmë reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama tha sot live në rrjetet sociale se Partia Socialiste ishte ajo që e bëri reformën në drejtësi. Rama përsëriti se më parë shpata e drejtësi...

09:14

Makina përplaset me turmën në Berlin

Një makinë u përplas me njerëzit në një trotuar në një periferi të Berlinit të mërkurën në mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në Gesundbrunnen, një zonë me shumë vende...

08:01

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 91.2 le...

08:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI