Flash

Protestat për Imamoglu/ Erdogan vendos nëntë ditë pushime për këtë Bajram

Lapsi.al 27 March 2025
Protestat për Imamoglu/ Erdogan vendos nëntë ditë pushime

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të mërkurën se festa e Fitër Bajramit kete vit do të zgjatet në nëntë ditë. Erdogan deklaroi, “Punonjësit tanë publikë do të jene pushim me 2, 3 dhe 4 prill qe se bashku me ditet e fundjaves behen 9 dite pushime per Bajram. Kritiket thone se me kete vendim, qeveria turke synon te sfidoje thirrjet e opozites per bojkot dhe protesta masive per arrestimin e kryetarit te

Bashkise se Stambollit, Ekrem Imamoglu. “Ne nuk do te lejojmë politikanë të pamatur të cilët kërkojnë të pengojnë punën e tregtarëve, të falimentojnë industrialistët dhe të sabotojnë sipërmarrësit me thirrje të papërgjegjshme bojkoti,” tha Erdogan. “Ne nuk do të lëmë në mëshirën asnjë kompani apo individ që kontribuon në ekonominë e Turqisë” theksoi presidenti I Turqisë. Kreu i partisë kryesore opozitare të Turqisë i tha BBC-së se protestat do të vazhdojnë në çdo qytet derisa të shpallen zgjedhjet e parakohshme presidenciale ose deri sa kryetari i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, të lirohet nga burgu.

Ozgur Ozel, kryetar i Partisë Popullore Republikane (CHP), tha se protestat mbarëkombëtare do të përfshijnë një demonstratë shumë të madhe këtë të shtunë në Stamboll. Kjo do të hapë fushatën e partisë për ta bërë Imamoglun presidentin e ardhshëm të vendit në zgjedhjet që priten në vitin 2028, tha ai. Ozel tha se rasti i korrupsionit kundër kryebashkiakut të Stambollit ishte “një mashtrim i krijuar për ta diskredituar atë”.

Imamoglu mohon të gjitha akuzat kundër tij, duke përfshirë “krijimin e një organizate kriminale, marrjen e ryshfetit, zhvatjen dhe manipulimin e një tenderi publik”.

Ozel tha se Imamoglu u arrestua për një arsye të thjeshtë – për të parandaluar që ai të bëhej presidenti i ardhshëm i Turqisë. Sondazhet e opinionit sugjerojnë se kryetari i bashkisë mund ta bëjë këtë – nëse nuk është pas hekurave. Një video e publikuar të mërkurën tregoi protestuesit në Universitetin Teknik të Ankarasë duke u spërkatur me uji me presion gjatë demonstratave antiqeveritare, të shkaktuara nga burgosja e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI