Flash

Penalltia e parë pas 31 javësh, Domgjoni e humb: Partizani disfatë dramatike në derbi

Lapsi.al 27 March 2025
Penalltia e parë pas 31 javësh, Domgjoni e humb: Partizani

Dinamo ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në derbin e javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, u vendos nga një gol i Baton Zabërgjës në minutën e 59', pas një gabimi të portierit Pano Qirko, i cili i dha mundësinë sulmuesit dinamovit të shënonte. Partizani humbi edhe penalltinë e parë të sezonit, të fituar në javën e 31 të kampionatit.

Partizani pati mundësinë të shpëtonte një pikë në minutën e 95', kur u akordua një penallti në favor të tij pas një faulli ndaj Bintsouka. Megjithatë, Domgjoni nuk arriti të shndërronte në gol këtë rast të artë, duke i lënë të kuqtë të dalin duarbosh nga sfida. Arbër Abilaliaj, tekniku i të kuqve, ka sqaruar edhe përse penalltia u godit nga Domgjoni: "Të them të drejtën edhe pse nuk marrim penallti, godasim në stërvitje. Pas kaq shumë kohësh marrim një penallti në favor, gjuajtësit janë të parapërcaktuar. Kur nuk është Taipi, gjuan Mehmeti, kur s’është Mehmeti, e bën Domgjoni. Nuk është se Bintsouka shquhet për penallti. Dëshira është një gjë, por aftësia diçka tjetër".

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e589fae211d.mp4"][/video]

Dinamo "sheh" Europën

Me këtë rezultat, Dinamo barazon në pikë me Egnatian në krye të tabelës, duke e çuar kuotën në 54 pikë. Nga ana tjetër, Partizani rrezikon seriozisht pozitën e katërt, pasi me 44 pikë ka vetëm një diferencë prej katër pikësh nga Elbasani, i cili po ndjek nga pas me synimin për t’u futur në zonën e Final 4. Ilir Daja në eufori pas ndeshjes, është zbilancuar në lidhje me përmbushjen e misionit të madh të Dinamos: "Ne e përgatisim ndeshjen edhe në raport me kundërshtarin edhe në raport me kontigjentin që kemi ne dispozicion. Por ajo që rezultoi sot ishte që vazhdimësia që patëm në lojë, jo vetëm që morëm 3 pikët, me 99.9%, pas shumë vitesh Dinamo është prezente në Europë".

Lexo më tej: Penalltia e polemikave: Kapllanaj nxjerr ekipin nga fusha, Tirana e Bylis barazojnë

Humbja e këtij derbi e vështirëson më tej situatën për skuadrën e Arbër Abilaliajn, e cila do të duhet të luftojë fort në javët e mbetura për të ruajtur pozitat e saj në renditje dhe për të siguruar një vend në fazën finale të kampionatit.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e591fd9f33d.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI